Semmering, Austri - Është mbyllur gara e fundit për këtë vit kalendarik në Kupën e Botës për Skitë Alpine. Në pistën e Semmering në Austri, Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë ia doli të renditet e treta në disiplinën e Slalomit, pas kampiones absolute botërore Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast.

Me kohën totale 1 minutë, 49 sekonda e 39 të qindtat, Lara Colturi e mbylli vetëm 0.57 të qindtat pas vendit të parë. Në lëshimin e parë Lara Colturi u pozicionua e dyta, me kohën 54 sekonda e 79 të qindtat. Në lëshimin e dytë, 19-vjeçarja italo-shqiptare u rendit e katërta me kohën 54 sekonda e 60 të qindtat, që në finale e pozicionuan të tretën.

Sërish në podium Lara Colturi, i katërti për të gjatë këtij sezoni në Kupën e Botës për Skitë Alpine. Pas Levit në Finlandë, Gurgl në Austri dhe Maleve Copper në SHBA, Lara u ngjit në podium edhe në pistën e Semmering. Kujtojmë se dje Lara Colturi nuk mundi ta mbyllte garën në këtë pistë, duke u eliminuar, në disiplinën e Slalomit Gjigant.

Deri në këtë pikë të turneut, Lara Colturi me 362 pikë ngjitet në vendin e shtatë në klasifikimin e përgjithshëm.

Renditja në garën e sotme