Lara Colturi nuk arriti të përfundojë garën në Courchevel (Francë), ndalesa e 11-të sezonale e Kupës së Botës në Ski, pas një gabimi në zbritjen e parë. Skiatorja 19-vjeçare, që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion, mbeti pa pikë në pistën franceze, duke humbur pozicionin e tretë në renditjen e përgjithshme.
Mospërfundimi i garës bëri që Colturi të mbetej në kuotën e 302 pikëve, ndërsa Camille Rast, Emma Aicher dhe Paula Moltzan përfituan nga kjo situatë për ta parakaluar në klasifikim. Pas 11 garave të zhvilluara, Lara Colturi renditet aktualisht në vendin e gjashtë të përgjithshëm.
Në krye të renditjes vijon të qëndrojë Mikaela Shiffrin, e cila triumfoi edhe në garën e fundit në Courchevel dhe kryeson me 558 pikë, e ndjekur nga Alice Robinson me 394 pikë.
Të premten në Zvicër pritet që Lara të korrigjojë veten dhe pse jo të rikthehet në podium, gjë që e ka bërë tre herë këtë sezon.
Renditja
Komente








