Kupa e Italisë, Morata mposht i
vetëm Interin, Juve drejt finales

Kupa e Italisë, Morata mposht i<br />vetëm Interin, Juve drejt finales
Juventusi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në finalen e Kupës së Italisë, pasi mundi Interin në ndeshjen e parë të zhvilluar në Torino me rezultatin 3-0.

Heroi i ekipit të Juventusit përballë Interit ishte sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, i cili realizoi dy gola. Fillimisht në pjesën e parë me një penallti, ndërsa në të dytën pas një aksioni nga Evra, madrileni i bardhezinjve finalizoi me saktësi i ndihmuar edhe pas një gabimi nga miqtë nga Milano.

Për golin e tretë mendoi Dybala, që u fut si zëvendësues në fushë në vendin e Manzukic. Pavarësisht ndeshjes së kthimit Juventusi mund të bëjë gjumin e qetë si finalist. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim