Kupa e Italisë/ Atalanta ndalet nga shtylla, Juventusi e mposht 0-1 dhe merr trofeun e 15-të! Zverdhet Gjimshiti, i kuq për Allegrin (VIDEO)
Festa e Vlahovic pas golit
ROMË - Juventusi mundi 0-1 Atalantën në 'Olimpico' për finalen e Kupës së Italisë dhe siguroi trofeun numër 15-të në këtë kompeticion, më shumë se gjithë skuadrat e tjera në Itali. Skuadra e Max Allegrit nuk del pa trofe këtë sezon, teksa bëri një lojë mbrojtëse, kjo edhe falë paraqitjes së mirë nga bergamaskët.
Ndeshja do niste malore për Atalantën që pësoi gol pas vetëm katër minutave lojë. Një aksion i bukur bëri që Vlahovic mos falte dhe me të djathtën kaloi "Zonjën" shumë shpejt në epërsi. Pas golit të pësuar Atalanta kontrolloi pothuajse shumicën e lojës, por pjesa e parë u mbyll me shumë raste.
Fraksioni i dytë i lojës nisi me Atalantën në kërkim të barazimit. Mbrojtja e bardhezinjve u tregua në nivelin e duhur duke mos pësuar, teksa Vlahovic gjeti rrjetën e dytë në minutën e 75.
Në këtë moment 'në lojë' u fut VAR, që për milimetra anuloi golin e dytë të serbit. Më pas Atalanta kishte mundësi me Lookman, që nga jashtë zone e stampoi topin në shtyllën e djathtë pingule të Perin, teska 'Zonja' ishte me fat.
Në kundërsulmin e radhës, Miretti ktheu "reston" dhe goditi shtyllën për Juven, ndërsa Berat Gjimshiti luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me kartonin e verdhë. Notë 7.4 për kapitenin e Kombëtares që zhvilloi një paraqitje të mirë, por pa mundur të fitojë trofeun e parë me Atalantën. Gjatë minutave shtesë Max Allegri, trajneri i Juves "u tërbua" me arbitrin, teksa Maresca e dërgoi para kohe në dhomat e zhveshjes me karton të kuq.
Në fund të gjashtë minutave shtesë Juve siguron trofeun e 15-të në Kupën e Italisë, ndjekur nga Roma e Inter me nga nëntë të tillë. Atalanta e ka fituar këtë trofe një herë në vitin e largët 1963.
VIDEO E GOLIT (KLIKO)
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Juventusi gjen sulmues, i merr PSG-së Kolo Muanin
23 Janar, 15:27
-
Champions League/ Dramë në limite, Barcelona përmbys 4-5 Benficën! Bologna mposht Dortmundin, tri pikë për Liverpoolin e Atl. Madrid! Juventusi një zhgënjim
21 Janar, 22:58
-
Juventusi i 'tregon derën' Dusan Vlahovicit, dy klube nga Premier League e duan që këtë muaj
21 Janar, 21:59
-
Kthehet Championsi, sonte sfida vendimtare për 8-shen e parë! Në fushë Barcelona, Juventus, Liverpool e Atalanta
21 Janar, 13:29
-
Napoli pa gjumë, 5 mijë tifozë presin ekipin në 3 të mëngjesit pas fitores me Atalantën! Barça 1 fitore në 8 ndeshje në kampionat (VIDEO)
19 Janar, 11:37
-
GOLAT/ Juventusi kalon 2-0 Milanin, Napoli përmbys 2-3 Atalantën dhe prin Serie A
18 Janar, 20:06
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59
-
GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo
15 Janar, 09:22
-
Juventusi luan sot në Bergamo me Atalantën, Motta: Kjo situatë na ka mërzitur
14 Janar, 16:51
-
Me dhjetë qepje në kokë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit
14 Janar, 12:41
-
GOLAT/ Juventusi ngec 1-1 në derbin me Torinon, Cagliari ndal Milanin në 'San Siro'! Dëmtohen Ismajli dhe Gjimshiti
11 Janar, 17:23