Real Madrid fitoi 0-1 kundër Real Sociedad në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Mbretit në Spanjë dhe është një hap më pranë finales.

Në ‘San Sebastian’ ndeshja ishte me raste dhe u desh goli i Endrick në minutën e 19-të që skuadra e Carlo Ancelottit të hidhte një hap të rëndësishëm në këtë kompeticion.

Paçka fitores, Real Madrid pa sesi Dani Ceballos të dëmtohej në fundin e ndeshjes dhe të dilte nga fusha me lot, teksa gjithçka duket serioze. Për t’u theksuar se gjatë ndeshjes tifozët vendas lëshuan thirrje raciste në dëm të Vinicius Junior, me kryesorin që u desh të ndërpriste ndeshjen për disa sekonda.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Barcelona dhe Atletico Madrid barazuan 4-4 duke lënë gjithçka të hapur për finalen në ndeshjen e kthimit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Prill, 07:13

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?