Kupa e Shqipërisë, Apeli vendos:
Kukësi-Skënderbeu luhet pa tifozë

Kupa e Shqipërisë, Apeli vendos:<br />Kukësi-Skënderbeu luhet pa tifozë
Ndeshja e parë gjysmëfinale e vlefshme për Kupën e Shqipërisë mes Kukësit dhe Skënderbeut në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të zhvillohet pa tifozë. Ky është vendimi i Komisionit të Apelit në FSHF, duke rrëzuar kështu kërkesën e Kukësit, që kishte qëllim të rrëzonte vendimin e Komisionit të Disiplinës më 1 Prill 2015.

Në vendimin e zbardhur nga Apeli në faqen zyrtare të FSHF, thuhet se “Komisioni i Apelit pasi u njoh me apelimet e paraqitur nga KF “Kukesi” si dhe dokumentacionin e paraqitur nga Sekretariati Teknik: Vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Disiplinës, date 01.04.2015, pika 2”. Vendimi i Disiplinës ishte “Kukësi për hyrjen në fushën e lojës të personave të pa autorizuar pa shkaktuar akte dhune, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës, bazuar ne nenin 65/3.a te KDS”.

Ky vendim ka ardhur pas futjes në fushë të personave të paautorizuar gjatë ndeshjes me Vllazninë. Ndeshjen pa tifozë rrjedhimisht, Kukësi do ta zhvillojë me kampionët e Shqipërisë në Superiore, Skënderbeun.

Vendimi i Disiplinës u kontestua fuqishëm nga ekipi i Kukësit, ndërsa pas vendimit të Apelit i kontaktuar nga Shqiptarja.com, Presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici është shprehur se “Akoma nuk ka një vendim nga Apeli, presim që të shprehet”. Ndërkohë që vendimi ishte shpallur në faqen zyrtare të FSHF.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë