Tirana hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit për Kupën e Shqipërisë. Dje u zhvilluan ndeshjet e katërta në grupe të raundit çerekfinal.

Bardheblutë, njëkohësisht kryesues të Superligës, mposhtën në kryeqytet rivalët e Kamzës, me rezultatin 2-0. Golat e Balës dhe Cikalleshit ishin ato që bënë diferencën.

Me këtë fitore, Tiranës i duhet një pikë në dy ndeshjet e ardhshme për të siguruar kualifikimin midis katër më të mirave, ndonëse mund të kualifikohet edhe me dy humbje, nëse Kastrioti dhe Bylis, dy rivalët e tjerë të grupit, nuk i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura.

E ndryshme panorama në Grupin B të çerekfinaleve, ku situata në renditje mbetet e pandryshuar, pasi ndeshjet e së mërkurës prodhuan vetëm barazime.

(sg/shqiptarja.com)