Kupa e Shqipërisë, ekipet
kërkojnë kualifikimin në 1/2 finale

Kupa e Shqipërisë, ekipet<br />kërkojnë kualifikimin në 1/2 finale<br>
Të mërkurën pasdite luhen 4 ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, nga ku do të përcëktohen 4 ekipet gjysmëfinaliste. Në orën 14:00, do të nisin dy takime, Kukësi-Tirana dhe Luftëtari-Laçi, ndërsa në orën 17:00, Partizani pret Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, ndërsa Skënderbeu pret Teutën në Korçë. Ndeshja e parë mes Kukësit dhe Tiranës ka përfunduar në barazim 1-1 dhe kualifikimi mbetet i hapur. Do të jetë një ndeshje e luftuar edhe për shkak se terreni është zbardhur nga bora, ndërsa gjendja e stadiumit nuk është e mirë. Kampionët në fuqi kanë vendosur heshtje për shtyp, ndërkohë që hyrja në stadium do të jetë falas.

Tirana ka kryer seancën e fundit stërvitore dhe ka vendosur të mos udhëtojë drejt Kukësit, ka qëndruar në kryeqytet dhe nisja do të bëhet të mërkurën në mëngjes.

Një tjetër duel i fortë është ai mes Partizanit dhe Flamurtarit, ku vlonjatët kanë fituar ndeshjen e parë 1-0. Edhe këtë sfidë të kuqtë do t’i drejtojë trajneri Klevis Dalipi, pasi Sulejman Starova vijon të jetë i pezulluar. Dalipi kërkon që ekipi të besojë deri në fund.

“Në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen, duke marrë parasysh se edhe terreni  do jetë rënduar, pasi shirat nuk po na lejojnë që të bëjmë një futboll më të mirë. Megjithatë ne do të jemi të kujdesshëm gjatë 90 minutave, të neutralizojmë të gjitha sulmet e mundshme të Flamurtarit dhe me një lojë të mirë, duke dhënë shpirtin në fushë. Dhe shpresojmë të shënojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Por nuk duhet humbur durimi gjatë 90 munutave, sepse ndeshja mund të ketë episode të ndryshme” – tha ai.    

Shumë më ndryshe paraqitet situata për ekipin e Skënderbeut, që ka fituar ndeshjen e parë në Durrës 2-0 ndaj Teutës, me këtë të fundit që ka ndërruar trajner, teksa Gentian Begeja zë vendin e Stavri Nicës. Skënderbeu është thuajse në gjysmëfinale, por trajneri Ilir Daja kërkon kujdes nga të tijtë.

“Pavarësisht se kemi bërë një hap të mirë me një fitore 2-0 në transfertë, që është një hap drejt kualifikimit, por përderisa specifika e kupës është 180 munita, do respektojmë edhe 90 minutëshin për të vazhduar, të rikthehemi në ritmin dhe në performancën që kemi pasur dhe pse jo edhe për ta përmirësuar atë” – u shpreh Daja.

Ndeshja Luftëtari-Laçi duket kapitull i mbyllur, me kurbinasit që thuajse janë kualifikuar pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë. Gjthsesi, gjirokastritët do të mundohen të surprizojnë.

Redaksia Online

s.k/Shqiptarja. com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD