Kupa e Shqipërisë, përcaktohen
4 gjysmëfinalistët, eliminohet Partizani

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen<br />4 gjysmëfinalistët, eliminohet Partizani<br>
Mësohen 4 ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Janë kualifikuar Kukësi, Laçi, Skënderbeu dhe Flamurtari. Kukësi ka fituar 1-0 ndeshjen e kthimit ndaj Tiranës, kur ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.

Goli i Gurit me kokë, që në minutën e 4-t, ka likuiduar fituesit në fuqi të Kupës. Në Gjirokastër nuk ka pasur shumë histori, fiton Laçi 1-0 me gol të Rexhinaldos. Luftëtari e kishte humbur thellë, 3-0, çerekfinalen e parë në fushën e kurbinasve.

Në Korçë, Skënderbeu nuk rrezikon aspak me Teutën. Pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë në Durrës, korçarët fitojnë edhe në kthim 3-0 dhe kërkojnë të fitojnë Kupën për herë të parë në historinë e tyre. Golat u shënuan në Lilaj, dhe dy herë Soue.

Partizani-Flamurtari ka qenë sfida më e luftuar, që ka përfunduar 2-1. Kualifikohen vlonjatët, pasi kishin fituar ndeshjen e parë 1-0.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD