Kupa e Shqipërisë, përcaktohet edhe shorti në gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë, përcaktohet edhe shorti në gjysmëfinale
Flamurtari-Tirana dhe Skënderbeu-Kastrioti. Këto janë dy çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë. Tirana dhe Kastrioti mbërritën në gjysmëfinale nga grupi A i çerekfinaleve, ndërsa Flamurtari dhe Skënderbeu nga ai B.

Tirana e ka fituar 14 herë kompeticionin, Flamurtari tri herë, ndërkohë që Skënderbeu dhe Kastrioti nuk e kanë fituar asnjëherë, madje për krutanët kjo është hera e parë që merr pjesë midis katër më të mirave.

Shorti u hodh në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe u drejtua nga shefi i Sektorit të Garave, Ilir Shulku. Të katër klubet u përfaqësuan nga drejtues të lartë të tyre: Alban Tafaj për Tiranën, Geri Cipi për Flamurtarin, Ilirjan Përmeti për Skënderbeun dhe Petro Kumi për Kastriotin, të cilët bënë më pas edhe komentet e para për shortin.

Sipas skemës së paracaktuar, ekipi 1 (Flamurtari) do të luajë dhe do të presë në shtëpi ekipin 2 (Tirana). Ekipi 3 (Skënderbeu) do të presë ekipin 4 (Kastriotin). Takimet gjysmëfinale do të luhen, më 4 prill dhe 18 prill. Finalja do të luhet, më 19 maj 2012.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj