Kupa e Shqipërisë, "luftë" për
katër bileta për gjysmëfinalen 

Kupa e Shqipërisë, "luftë" për<br />katër bileta për gjysmëfinalen 
Sot do të përcaktohen 4 ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion. Në Tiranë, kampionët në fuqi me avantazhin e dy golave nga ndeshja e parë do të sfidojnë Partizanin, që ndodhet në krizë në fazën e dytë pas ndërrimit të trajnerit duke mos e gjetur qetësinë e krijuar me Starovën.

Djemtë e kuq do të tentojnë që të kthejnë rezultatin 0-2 të pësuar në Laç, por nuk do të jetë e lehtë përballë ekipit të Nicës që ka treguar që mund të administrojë mirë rezultatin. Nëse të kuqtë do të eliminohen i pari që do të rrezikojë është trajneri italian, që nuk ka sjellë frymëzimin e duhur dhe mund të ‘kryqëzohet’ pasi është larg asaj që pritej nga Presidenti Demi dhe stafi.

Klubi ka ulur çmimin e biletave dhe kërkon mbështetje maksimale nga tifozët për të kaluar momentin negativ. Në Korçë, kampionët e Skënderbeut në kampionat presin Vllazninë, që i ndali në barazim në Shkodër pa gola. Ekipit të Cungut i mjafton edhe një barazim me gola për të eliminuar korçarët, por trajneri Josa kërkon fitoren dhe e shikon ekipin e tij në finale dhe fitues.

‘Një nga objektivet tona është Kupa. Do shikojmë disa alternime, pasi në kampionat kanë luajtur disa lojtarë që nuk janë në gjendje optimale. Problem i madh është numri i lojtarëve të huaj. Kupa ka një specifikë tjetër.

Duhet të tregojmë ekuilibra. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha në formacion, pasi ndaj Tiranës kemi pesë ditë për të rikuperuar forcat. Përsa i përket Vllaznisë, në organikën e saj ka lojtarë që mund të kundërvihen dhe kjo do të thotë që do të mendojnë për një paraqitje dinjitoze. Ajo skuadër nuk vjen në Korcë për ta humbur ndeshjes ndaj ne duhet të jemi të përgatitur me 100% të mundësive tona.

Më pas mendojmë për Tiranën. Do shikojmë problemin e Salihit i cili ka një kontraktim në këmbë. James nuk ka asnjë problem. Gjendja fizike e tij është më e mirë dhe ambientimi më i mirë’ deklaroi ai. Në kryeqytet, Tirana do të presë ekipin e Flamurtarit që vjen pas humbjes ndeshjen e parë në Vlorë 0-1 dhe humbjes në kampionat ndaj Laçit. Një tjetër gabim nuk lejohet për bregdetarët, edhe pse objektiv është qëndrimi dhe ndoshta zona e Europës për edicionin tjetër.

Por edhe te Tirana jo gjithçka shkon mirë, pasi do të ketë disa mungesa, si kapiteni Bulku, sulmuesi Bakaj, mbrojtësi Gentian Muça, Erjon Vucaj, por edhe Malaj duke ia lehtësuar objektivin Flamurtarit për të kthyer rezultatin dhe shpresuar te kualifikimi.

Ndeshja e fundit zhvillohet në Kukës, aty ku vendasit presin Teutën. Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e Teutës, ndërsa sot mund të jetë ndeshja e fundit e Duros nëse eliminohet, pasi Kupa është objektiv i vetëm i Kukësit. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës