Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu pret Teutën në Korçë, ekip që në ndeshjen e parë e ka mundur 0-2 dhe kualifikimi është thuajse i sigurt.

Por ajo që i shqetëson korçarët në këtë moment ka të bëjë me orarin, kur do të luhet ndeshja e së mërkurës. Është përcaktuar ora 17:00 për këtë ndeshje dhe klubi nuk është dakord, sepse këto ditë në juglindje temperaturat janë ulur ndjeshëm, duke zbritur disa grade nën zero.

Për këtë arsye, pritet që drejtuesit e Skënderbeut t’i drejtohen FSHF-së me një shkresë zyrtare për ta afruar orarin e ndeshjes, ku ora 14:00 është më e përshtatshme, gjithmonë duke pasur parasysh kushtet atmosferike në qytetin e Korçës.

e.gj/Shqiptarja.com