ELBASAN - Kupa e Shqipërisë është në fazën çerekfinale, teksa të mërkurën u mbyllën takimet e para. Në "Elbasan Arena" vendasit e AF Elbasanit u mposhtën 0-1 nga Partizani.
Ndeshja ishte me raste, por të dyja skuadrat nuk u treguan të sakta përballë portave në kohën e rregullt. Do duhej fundi i sfidës dhe koha shtesë për historinë e duelit. Një ndërhyrje e mbrojtësit të AF Elbasanit, Klevis Kasa, kundër sulmuesit Skuka që nisi jashtë zone dhe përfundoi brenda saj, bëri që arbitri të akordonte 11 metërsh në favor të 'Demave të Kuq'.
Vendasit nisën protestat dhe mbrojtësi Kasa së bashku me trajnerin e AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, u ndëshkuan me kartona të kuq. Nga pika e bardhë e 11 metërshit Xhuliano Skuka u tregua i saktë duke i dhënë fitoren të tijve, teksa ndeshja e kthimit në 'Arenën e Demave' do luhet më 4 mars në orën 15:00.
Pas duelit, AF Elbasani reagoi duke treguar se faulli që solli penalltinë e golit nisi jashtë zone, ndërsa sipas tyre ekipi është ndëshkuar me katër penallti të diskutueshme kundër që në fillim të këtij viti. Klubi verdheblu kërkon që arbitrimi të jetë korrekt dhe mos lejohen dyshime për raste të diskutueshme.
Me këtë duel u mbyllën katër ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërsa duelet e kthimit do luhen një javë më 4 mars.
Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale - takimet e para:
E martë, 10 shkurt 2026:
E mërkurë, 11 shkurt 2026:
16:30 AF Elbasani 0-1 Partizani
*Ndeshjet e kthimit luhen më 4 mars 2026
Komente









