FSHF ka vendosur për të ndryshuar oraret e dy takimeve në fazën 1/8 të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja Tirana - Bylis, e programuar për t’u luajtur të martën, 14 janar, në orën 16:00, do të zhvillohet në të njëjtën ditë në orën 13:00, në stadiumin e Vorës.

Ndërsa, ndeshja Dinamo - Erzeni, e programuar për t’u zhvilluar të mërkurën, 15 janar, në orën 17:00, do të luhet në orën 13:30.

Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8

E martë, më 14 janar 2025
Laçi-Kukësi          13:00
Tirana-Bylis         13:00
E mërkurë, më 15 janar 2025
Egnatia-Kastrioti                      13:00
Dinamo City – Erzeni               13:30
Teuta – AFElbasani                   17:00
Vllaznia-Besa                             17:00
Partizani-Apolonia                   17:00
Skënderbeu-Vora                      17:00