Janë luajtur sot tre sfidat e kthimit për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, ku Partizani, Kukësi dhe Luftëtari ia dolën të vijojnë për më tej. Pas fitores 0-3 në ndeshjen e parë, kampionët e Shqipërisë, Partizani, që fituan edhe derbin e së dielës, e kanë mposhtur sërish Vorën por këtë herë me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të takimit e realizoi Bruno Telushi me penallti.
Ndërkohë në Grupin B Kukësi gjithashtu e ka patur të lehtë kundër Shkumbinit. Pas fitores 1-3 në ndeshjen e parë, në këtë të kthimit verilindorët nuk janë kursyer aspak, duke triumfuar me shifrat e thella 6-0. Fillimisht realizoi Domi në minutën e 12, ndërsa më pas Çema tre herë dhe Daku e Rasha.
Një biletë për në fazën pasardhëse ka siguruar edhe skuadra tjetër e Superligës Luftëtari. Pas fitores 0-1 në sfidën e parë gjirokastritët kanë mposhtur sërish Turbinën, por këtë herë me shifrat 2-1.
Ndeshjet e tjera të thimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë do të luhen tëmërkurën.