Kupa e Shqipërisë/ Partizanin e turpëron Besëlidhja. Fiton Kukësi, Tirana, Teuta dhe Skënderbeu

Janë luajtur sot shtatë nga tetë ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë ku padyshim më shumë përshtypje ka bërë përballja e Grupit A mes Besëlidhjes dhe Partizanit që ka përfunduar 3-0 në favor të lezhjanëve. Pritej që kampionët në fuqi të Superligës të ndrronin faqe pas paraqitjeve zhgënjyese në kampionat, por edhe në Kupë janë turpëruar nga ekipi i kategorisë së parë. Të tre golat për Besëlidhjen janë realizuar në pjesën e parë, ndërsa në ndeshjen e kthimit do të jetë thuajse e pamundur për Partizanin.

Sakaq Teuta nuk ka gabuar në transfertë kundër Erzenit, duke fituar 1-3 në ditën e 100-vjetorit. Vllaznia është ndarë në barazim 2-2 me Flamurtarin, në një ndeshje ku shkodranët e nisën me gol që nga tuneli dhe më pas panë veten t’i përmbysej rezultati. Në fund ishte kapiteni Lika ai që stampoi shifrat.

Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Kastriotit dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 1-3. Vendasit morën të parët avantazhin, ndërsa më pas bardheblutë përmbysën shifrat, duke marrë fitoren e gjashtë radhazi.

Ndërkohë në Grupiun B Kukësit i ka mjaftuar goli i Maliqit për të dalë me fitore nga transferta e Lushnjes, ndërsa Skënderbeu ia ka dalë me shifrat e pastra 0-2 kundër Besës. Takmi tjetër i këtij grupi u mbyll 2-0 në favor të Apolonisë kundër Luftëtarit, ndërsa nesër në orën 14:00 do të luhet sfida tjetër mes Bylisit dhe Laçit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)