Kupa e Shqipërisë/ S'ka befasi në raundin e 1/16, kalojnë Dinamo, Skënderbeu dhe Flamurtari! Mësohen çiftet e turit tjetër

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar mesditën e së mërkurës tetë ndeshjet e fazës së 1/16, nga ku janë mësuar edhe skuadrat që do kalojnë më tej në fazën e radhës. Me fillim nga ora 13:00 në fushë zbritën 16 skuadra. Në Ballsh dhe Peshkopi ndeshjet shkuan në shtesë, me lojtarët që luajtën 120 minuta edhe pse në një terren të rënduar nga reshjet e shiut. Bylis dhe Korabi u kualifikuan pas penalltive.

Apolonia, Dinamo, Flamurtari, AF Elbasani, Skënderbeu, Korabi, Bylisi dhe Lushnja kalojnë më tej. Të vetmet ekipe të Superligës në këtë fazë ishin Skënderbeu dhe Dinamo, që nuk falën përballë Turbinës dhe Orikut. Ndërkohë që tetë skuadrat nga Superliga do jenë në turin e 1/8 dhe tanimë janë mësuar edhe çiftet që do përballen në datën 24 janar 2024. Kujtojmë se faza e 1/8 është me takim tek.

Kupa e Shqipërisë, faza 1/16 me një takim, rezultatet:

Apolonia 2-1 Luzi (Nuatsock 4', 9' / Pjetri 43')

Bylis 2-2 Vora (kalon Bylis pas penalltive) (Ruçi 62', Kibe 68' / Qardaku 51', Vrapi 89')

Dinamo 2-0 Oriku (Goudiaby 15', Andoni 53')

Flamurtari 2-0 Burreli (Zogaj 6', Mrdja 24')

Kastrioti 2-3 AF Elbasani (Çela 36', Marinaj 56' (p) / Clement 23', 53', Hoxhaj 33')

Korabi 2-2 Besa (5-4 me penallti) (Bocka 18', Geci 28' / Deliu 37' (p), Balla 72')

Skënderbeu 4-0 Turbina (Merlim 8', 26', Muharem 24', Ajine 44')

Tomori 0-3 Lushnja (Ismailaj 9', Ayinde 85', Tabaku 90')

Turi i 1/8, ndeshjet më 24 janar 2024:

Partizani - Apolonia

Tirana - Korabi

Egnatia - Lushnja

Vllaznia - Flamurtari

Laçi - Dinamo

Teuta - Skënderbeu

Kukësi - AF Elbasani

Erzeni - Bylis

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
VIDEO/ Ndodh edhe kështu, lojtarët e Skënderbeut zihen për një penallti

KORÇË - Skënderbeu fitoi 4-0 me Turbinën për 1/16 e Kupës së Shqipërisë, duke kaluar më tej. Ndërkohë klima në Korçë nuk ka qenë aq e qetë mes lojtarëve vendas. Në minutën e shtatë, bardhekuqtë fituan një penallti, por Yuri Merlim dhe Ergi Zenullari u përplasën mes tyre se cili do e godiste. Në fund 11 metërshin e merr përsipër Merlim, që kalon korçarët në avantazh.

Ora 15:49
Në garë futen 'peshat e rënda' të elitës, çiftet e 1/8 në Kupën e Shqipërisë

1701781980_kupaeshqiperiseskenderbeu.jpg

Kupa e Shqipërisë zhvilloi sot fazën e 1/16 ku u mësuan edhe tetë skuadrat që kalojnë më tej. Ndërkohë që tetë skuadrat nga Superliga do jenë në turin e 1/8 dhe tanimë janë mësuar edhe çiftet që do përballen në datën 24 janar 2024. Kujtojmë se faza e 1/8 është me një takim.

Turi i 1/8, ndeshjet më 24 janar 2024:

Partizani - Apolonia

Tirana - Korabi

Egnatia - Lushnja

Vllaznia - Flamurtari

Laçi - Dinamo

Teuta - Skënderbeu

Kukësi - AF Elbasani

Erzeni - Bylis

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 06/12/2023 21:16

    Lushnja mund te mari kupe shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë