Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu
e Kukësi fitojnë, Teuta barazim

Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu<br />e Kukësi fitojnë, Teuta barazim<br>
Tre sfidat e para të turit të dytë në Grupin A të kupës së Shqipërisë janë luajtur sot në orën 14:00, ndërsa sfida e katërt e këtij grupi mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kukësi ka fituar në Shijak, duke mposhtur Erzenin me rezultatin e thellë 1-4. Goli për veriorët erdhi që në minutën e 8 me anë të Gurit, i cili në minutën e 14 do të shënonte edhe golin e dytë, duke e mbyllur pjesën e parë më rezultatin 0-2. Dy golat e tjerë për Kukësin u shënuan në minutën e 51 nga Koldashi dhe në minutën e 88 nga Peposhi, ndërsa për skuadrën vendase shënoi Goxhaj në minutën e 86.

Takimi tjetër mes Skënderbeut dhe Besëlidhjes u mbyll me një fitore minimale 0-1 të skuadrës korçare. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kelmendi në minutën e 25.

Ndeshja e tretë Kamza-Teuta ka përfunduar në barazim 1-1. Vendasit shënuan që në minutën e parë me Rezin dhe reagimi i miqve erdhi në minutën e 30 me Latifin, i cili shënoi golin e dytë duke iu kundërpërgjigjur vendasve dhe duke siguruar barazimin. 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal