Kupa e Shqipërisë, starton raundi
 i parë për “biletat” e finales

Kupa e Shqipërisë, starton raundi<br /> i parë për “biletat” e finales
Nëse në kampionatin shqiptar Skënderbeu ka vendosur diktatin, duke bërë historinë me 5 tituj kampion radhazi, madje duke sulmuar edhe të gjashtin, në kupë historia është krejt ndryshe. Korçarët nuk kanë mundur që të shijojnë dy trofe së bashku në një vit. Madje edhe në finale kanë arritur vetëm një herë dhe atëherë u mposhtën nga Tirana. Skënderbeu luan nesër ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Laçit, fituesit në fuqi të këtij kompeticioni dhe korçarëve u duhet të thyejnë tabunë.


Josa: Primar kampionati, por duam edhe Kupën
Nga kampionati te Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu nuk heq dorë nga asnjë prej dy objektivave sezonalë. Korçarët do të bëjnë gjithçka për të fituar të dy kompeticionet ku marrin pjesë në këtë sezon edhe pse primar mbetet titulli kampion. Është i bindur për këtë trajneri Mirel Josa: “Objektivat tona dihen, primar është kampionati por do të mundohemi që edhe në Kupë, të kemi një ecuri pozitive, kur them ecuri pozitive, deri nga momenti që kemi arritur në gjysëmfinale do të mundohemi me cdo kusht për të kapur finalen”.

Kundërshtari i radhës për Skënderbeun është Laçi. Pavarësisht se kampionët i kanë mundur shpesh kurbinasit në sfidat e fundit, Josa në prag të gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë nuk i zë aspak besë Laçit. “Duhet t’i bëjmë llogaritë shumë mirë sepse kemi përballë një skuadër që objektivin e saj kryesor ka Kupën Shqipërisë, ne jemi një skuadër që aktualisht luftojmë në të dy kompeticionet, duhet t’i shikojmë gjendjen e ekipit sepse në fundjavë kemi gjithashtu një ndeshje shumë të rëndësishme për kampionat pasi luajmë në transfertë ndaj Kukësit”.

Bakary Nimaga këtë të Martë u stërvit rregullisht me grupin por ashtu si Salihi e Shkëmbi që nuk ishin prezentë në seancën e fundit stërvitore të korcarëve edhe mesfushori nga Mali nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj kurbinasve, takim në të cilin trajneri Mirel Josa pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar. “Besoj se këta tre lojtarë nuk do të jenë të gatshëm as për ndeshjen e Kupës ndaj Lacit, të shohim për kampionatin se çfarë gjendjeje do të kenë. Normal që skuadra do të ketë rotacion, por nuk do të jenë ndryshime në formacion që do të thonë që ne po e nënvlerësojmë Kupën”.

Flamurtari-Kukësi
Flamurtari dhe Kukësi do të përplasen në gjysmëfinalen e Kupës për të siguruar biletën drejt finales. Ndryshe nga dy edicione më parë kur në “Qemal Stafa” ekipet përballeshin për finalen, kësaj radhe do të duhen 180 minuta ndoshta dhe më tepër për të mësuar finalisten. Kupa është një dritare drejt Europës për të dyja ekipet, që në kampionat po ecin në kahe të kundërta. Vlonjatët po luajnë për mbijetesë, ndërsa verilindorët synojnë vendin e 3 dhe sigurimin e pjesëmarrjes në Europë nëpërmjet kampionatit.

Kjo duket e vetmja gjë që ndan skuadrat, të cilat të përbashkët përvec finales së dy sezoneve të shkuara kanë edhe pasionin e drejtuesve si dhe financat e tyre. Si administratorit të kuqezinjve, Sinan Idrizi ashtu dhe presidentit të bluve Safet Gjici nuk i mungon dëshira për të ndërtuar skuadër fituese, dhe mbi të gjitha ajo që vlen në futbollin e sotëm, nuk i mungojnë paratë, të cilat janë hedhur me shumicë edhe në merkaton e dimrit. Nëse në Vlorë paratë nuk po sjellin rezultate, duke qënë se Flamurtari ende noton në ujëra të turbullta dhe nuk po bind me lojë, në Kukës muzika është ndryshe. Formacioni i Klodian Duros ka gjetur ritmin e duhur dhe mbi të gjitha liderin e sulmit që është tetovari Izair Emini.

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)