Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën përcaktohen çerekfinalistë, Vllaznia dhe Dinamo me një këmbë në turin tjetër

Të mërkurën do përcaktohen ekipet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, pasi do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8. Me një këmbë në turin tjetër janë Vllaznia që mposhti 0-2 Pogradecin në transfertë, Partizani që ia doli 0-1 në Lezhë me Besëlidhjen, por edhe Teuta me Laçin që mposhtën minimalisht Korabin dhe Tomorrin.

Kukësi ndërkohë do tentojë të përmbysë humbjen 3-1 të pësuar në Rrogozhinë kundër Egnatias, ndërsa në Kazmë do vendoset gjithçka mes Kastriotit dhe Flamurtarit, pasi ndeshja e parë në Vlorë përfundoi me shifrat e bardha 0-0. Me barazim, por me shifrat 1-1 u mbyll sfida në Ballsh mes Bylisit dhe Skënderbeut, ndërsa për ndeshjen e kthimit trajneri i korçarëve Migen Memelli është shprehur:

Ndeshja e fundit për fazën e 1/8 do të luhet të enjten dhe korespondon të jetë derbi mes Tiranës dhe Dinamos. Ndeshja e parë në ‘Air Albania’ u mbyll 2-0 në favor të dinamovitëve që janë edhe më të avantazhuarit për të kaluar në çerekfinale.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë