Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar sot dy ndeshjet e para për raundin e çerekfinaleve. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti vendas humbi 1-4 me Tiranën në një ndeshje që më shumë u duk si stërvitore. Krutanët nuk u dukën në lartësinë e duhur, duke mos i dhënë seriozitetin e duhur kompeticionit. Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Laçi barazuan 0-0. Nesër në 17:00 luhen Teuta - Kukësi dhe Vllaznia - Partizani.
Në stadiumin e Kamzës, Tirana fitoi 1-4 me Kastriotin në transfertë. Ndeshja e parë çerekfinale dhuroi pesë gola në pjesën e dytë, me krutanët që më shumë shëtitën në fushë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, teksa pesë golat u shënuan në 45 minutat e dyta. Patrick shënoi dopietë për Tiranën në minutat 47 dhe 47, teksa Selmani shkurtoi nga pika e penalltisë në të 57 minutë. Vetëm dy minuta më vonë, Tirana shënoi me Berishën më 1-3. Më pas Nikqi në të 72 minutë vulosi ndeshjen në 1-4. Ndeshja e kthimit mes tyre për këtë fazë do jetë në 14 mars.
Kupa e Shqipërisë - faza çerekfinale:
E martë - 13:00
Egnatia 0-0 Laçi
Kastrioti 1-4 Tirana
*Ndeshjet e kthimit zhvillohen në 14 mars