Kupa e Shqipërisë/ Tirana ndalet në kryeqytet, Partizani bën detyrën! Vllaznia kalon me vuajtje Flamurtarin

Kupa e Shqipërisë zhvilloi sot 11 takimet e mbetura për turin e parë. Në ndeshjet e kthimit ka surprizuar Tirana, që është ndalur në barazim 2-2 me Veleçikun në kompleksin "Skënder Halili". Edhe pse barazim, bardheblutë kalojnë më tej falë fitores 0-3 në ndeshjen e parë.

Në "Elbasan Arena", Partizani fitoi 2-0 me Orikun duke kaluar më tej. Golat e Menich dhe Skukës i kanë dhënë të drejtë të kuqve për raundin e dytë. Turin e kanë kaluar edhe Apolonia, Kastrioti, Korabi, Egnatia, Kukësi, Erzeni dhe Skënderbeu. Në "Loro Boriçi", Vllaznia fitoi 3-0 me Flamurtarin pas 120 minutave lojë, duke kaluar në turin e dytë të Kupës. Për djemtë e Mirel Josës suksesi do vinte pas 120 minutave lojë dhe shtesës. "Perla" me roveshatë e mbrojtësit bëri që rezultati edhe i ndeshjes së parë (2-1) të shkonte në 2-2. Pas shtesës për 30 minuta, Aralica dhe Kruja shënuan dy herë për rezultatin 3-0. Tanimë shkodranët kalojnë më tej edhe pse jo me lehtësi. Më tej kalon edhe Tomori, që fitoi 4-0 me Burrelin.

Rezultatet:

*Skuadrat e kualifikuara pas raundit të parë në ndeshjet vajtje-ardhje

Apolonia* 1-1 Besëlidhja

Tirana *2-2 Veleçiku

Partizani *2-0 Oriku

Vora 0-0 Kastrioti*

Korabi* 3-0 Besa

Kukësi* 2-0 Labëria

Egnatia* 3-0 Shkumbini

Skënderbeu* 3-0 Maliqi

Erzeni* 4-0 Turbina

Vllaznia* 3-0 Flamurtari

Tomori* 4-0 Burreli   

Dje

Laçi* 5-0 Devolli

Bylis* 7-1 Pogradeci

Dinamo* 3-0 Butrinti (tavolinë)

Teuta* 2-0 Luzi

Tërbuni 3-1 *Lushnja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:11
Kupa e Shqipërisë mëson çiftet për turin e dytë në dy grupet

Kupa e Shqipërisë ka mësuar edhe çiftet e raundit të dytë në grupet A dhe B. Pas ndeshjeve të kthimit në raundin e parë, skuadrat tanimë mësojnë edhe kundërshtarët sipas formulës së programuar më herët nga FSHF. Në grupin A spikasin duelet Bylis - Vllaznia, Korabi - Partizani dhe Lushnja - Tirana. Në grupin B, Kukësi luan me Apoloninë, Tomori me Laçin dhe Erzeni me Teutën. Egnatia përballet me Skënderbeun.

Grupi A

Lushnja – Tirana

Korabi – Partizani

Bylis – Vllaznia

Dinamo – Kastrioti

Grupi B

Tomori – Laçi

Apolonia – Kukësi

Erzeni – Teuta

Skënderbeu – Egnatia

Ora 16:45
VIDEO/ 210 minuta lojë dhe shtesë, Vllaznia fiton me Flamurtarin dhe kalon turin në Kupën e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë zhvilloi sot ndeshjet e kthimit për turin e parë. Në "Loro Boriçi", Vllaznia fitoi 3-0 me Flamurtarin pas 120 minutave lojë, duke kaluar në turin e dytë të Kupës. Për djemtë e Mirel Josës suksesi do vinte pas 120 minutave lojë dhe shtesës.

1-0 përfunduan 90 minutat, me golin e mbrojtësit Juric që dërgoi ndeshjen në shtesë. "Perla" me roveshatë e mbrojtësit bëri që rezultati edhe i ndeshjes së parë (2-1) të shkonte në 2-2. Pas shtesës për 30 minuta, Aralica dhe Kruja shënuan dy herë për rezultatin 3-0. Tanimë shkodranët kalojnë më tej edhe pse jo me lehtësi. Më tej kalon edhe Tomori, që fitoi 3-0 me Burrelin.

 

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë