Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025-2026.
Vllaznia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-1 kundër Bylisit. Kuqeblutë kishin fituar edhe takimin e parë 0-1, duke avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
AF Elbasani bëri mrekullinë në “Arenën e Demave” kundër Partizanit. Verdheblutë mbyllën 90 minutat e kohës së rregullt me rezultatin 1-2, duke e dërguar ndeshjen në shtesë, aty ku shënuan edhe një tjetër gol për ta fituar sfidën 1-3 dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Dinamo nuk e pati aspak të vështirë pas fitores në ndeshjen e parë 0-2 kundër Tiranës. Dinamovitët triumfuan edhe në takimin e dytë me të njëjtin rezultat, 2-0, duke avancuar në gjysmëfinale.
Një ndeshje e luftuar ishte ajo në “Egnatia Arena” mes Egnatias dhe Teutës, ku rrogozhinasit kaluan më tej pas barazimit 0-0. Fitorja 1-2 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana” i dha Egnatias kualifikimin për në gjysmëfinale.
Për të përcaktuar përballjet e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë do të hidhet short i lirë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale - ndeshjet e kthimit:
E mërkurë, 04 mars 2026
16:30
Partizani 1-3 AF Elbasani, pas 120 minutave (1-0)
Vllaznia 2-1 Bylis (1-0)
19:30
Dinamo 2-0 Tirana (2-0) në 'Air Albania'
Egnatia 0-0 Teuta (2-1)
*Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para
Komente









