GJKKO refuzon kërkesën e ish-drejtuesit të policisë në Elbasan për lirim nga qelia! U arrestua se u jepte informacione grupeve kriminale
Ish drejtuesi i policisë Leonard Palushi
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Policisë së Elbasan, Leonard Palushi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg.
Për herë të dytë Palushi, kërkoi zëvendësimin e masës në "arrest shtëpie", dhe po aq herë iu rrëzua nga GJKKO, ndërsa i pandehuri parashtroi si argument arsyet familjare si dhe faktin se për 4 muaj Prokuroria sipas mbrojtjes kishte kohë të mjaftueshme mblidhte prova që ta dërgonte çështjen për gjykim.
Ndërsa nga ana e SPAK u kërkua të rrëzohej kërkesa me argumentin se kanë akoma veprime për të kryer. Leonard Palusha akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Ai u arrestua në kuadër operacionit "Golden Bullet".
Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.
Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjtihccka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë.
Në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Në dosje theksohet se me kërkesë ta Palushit është ndërruar leja vjetore e tij, nga data 16-31 korrik 2020 kur ishte planifikur në 1-15 gusht 2020.
Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhni në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
34.6%
-
Jo
61.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 3483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!
3 Janar, 18:51
-
'Berisha, tani përballë probleme penale', Ben Andoni në Report Tv: Po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt
3 Janar, 16:46
-
Adriatik Doçi: Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi
3 Janar, 15:14
-
SKEDA/ Kush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin
3 Janar, 15:12
-
Namir Lapardhaja: Pika zero e Revolucionit!
3 Janar, 13:00
-
Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO-së rikthen masën e sigurisë për Berishën: Të paraqitet 2 herë në muaj në SPAK! Kryetari i PD-së: Do e zbatoj
3 Janar, 11:32
-
I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, GJKKO cakton arrest në burg për policin Shuip Cami
31 Dhjetor 2024, 10:04
-
Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, zgjaten me 3 muaj afatet e paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn! GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë
30 Dhjetor 2024, 16:09
-
SPAK dërgon për gjykim 3 të pandehur, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal! Trafik droge në Francë më 2022 (EMRAT)
30 Dhjetor 2024, 10:50
-
Mori 3000 euro për të favorizuar një të pandehur, SPAK vendos masën 'arrest në burg' për oficerin e policisë gjyqësore në Dibër
28 Dhjetor 2024, 15:54
-
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, Apeli GJKKO burg 10 të arrestuarve! SPAK ndoqi në heshtje trafikun
28 Dhjetor 2024, 13:23
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor 2024, 16:15