Kupa, kualifikohen Tirana, Kastrioti, Flamurtari, Skënderbeu

Kupa, kualifikohen Tirana, Kastrioti, Flamurtari, Skënderbeu
Me përfundimin e serisë së gjashtë të ndeshjeve në grupet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë janë përcaktuar katër skudrat gjysmëfinaliste. Tirana ishte skudra që e kishte siguruar kalimin në gjysmëfinale një javë më parë, kështu që shkonte në Krujë për të luajtur futboll të thjeshtë, pa pasur asnjë presion, ndonëse kishte paragjykime nga ballshiotët. Kastrioti që e kishte vetë në dorë kualifikimin ka fituar 2-1 me bardheblutë, duke e bërë të pavlefshme fitoren 5-1 të Bylisit me Kamzën. Goli i parë i Kastriotit ka ardhur në minutën e 71-të ku autor i golit është një ish-bardheblu, Jetmir Sefa. Në minutën e 84 Inkango ka shënuar golin e dytë dhe të qetësisë për Kastriotin, që me këtë fitore e mbyll Grupin A në vendin e dytë.

Grupi B ka qenë më i përfoluri, pasi të katër ekipet kishin mundësitë matematike për të kaluar në gjysmëfinale. Të kualifikuarit e këtij grupi janë Flamurtari dhe Skënderbeu. Të dy skudrat kaë fituar minimalisht 1-0, ku golin e vlonjatëve në Shkodër e ka shënuar Pejiç, ndërsa për korçarët ka shënuar Kërçiku.

Takimi Skënderbeu – Laçi ka qenë një ndeshje me intensitet të ulët, për vetë faktin se ky takim u luajt në Peqin, pasi fusha e Korçëv është e pezulluar. Katër skudrat e kualifikuara, Tirana, Kastrioti, Flamurtari, Skënderbeu do t’i nënshtrohen një shorti të lirë, ku do të përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë(s.sh)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Të mendosh si kampione! Historia e Eglantina Shabanajt në 'Një nga ne': Kam fituar 15 gara shahu, ky pasion do vdesë me mua

Të mendosh si kampione! Historia e Eglantina Shabanajt në 'Një nga ne': Kam fituar 15 gara shahu, ky pasion do vdesë me mua