Kupa, turi i parë mbyllet me goleadë
përcaktohen përballjet e radhës

Kupa, turi i parë mbyllet me goleadë<br />përcaktohen përballjet e radhës
Kanë përfunduar ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, teksa surprizë ishte vetëm eliminimi i Korabit, ndërsa janë përcaktuar edhe ndeshjet e turit të dytë.
 
Në turin e dytë janë përcaktuar disa përplasje të forta. Megjithatë për ekipet pretendente për titullin këtë edicion  rruga shikohet e lehtë edhe në turin e dytë.
 
Ndërsa nesër do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e turit të parë mes Partizanit dhe Kevitanit.
 
Të kuqtë do të zhvillojnë ndeshjen për formalitet, pasi nuk rrezikojnë kualifikimin duke qenë se ndeshjen e parë e kanë fituar me rezultatin e thellë 5-1.
 
Grupi A
SKËNDERBEU – Butrinti 8-0 (1-1)
KUKËSI – Tomori 1-0 (3-0)
TIRANA – Sopoti 7-0 (1-1)
LAÇI – Turbina 3-0 (2-0)
BYLIS – Shkumbini 4-0 (3-1)
LUFTËTARI – Elbasani 2-2 (1-0)
Pogradeci – DINAMO 1-1 (1-2)
APOLONIA – Lushnja 1-0 (3-1)
 
Turi i dytë
Apolonia-Skënderbeu
Dinamo-Kukësi
Luftëtari-Tirana
Bylis-Laçi
 
Grupi B
TEUTA – Shënkolli 2-0 (0-0)
VLLAZNIA – Mamurrasi 4-0 (3-0)
FLAMURTARI – Iliria 6-0 (0-1)
TËRBUNI – Besa 4-1
Korabi – KAMZA 0-2 (1-1)
KASTRIOTI – Burreli 4-1 (1-3)
BESËLIDHJA – Erzeni 2-2 (3-1)
Partizani – Kevitan nesër në orën 14:00, ndeshja e parë (5-1)
 
Turi i dytë
Besëlidhja-Partizani ose Kevitan
Kastrioti-Teuta
Kamza-Vllaznia
Tërbuni-Flamurtari 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë