Kuqezinjtë ndeshen me historinë/ Ledjo Pano në Report Tv: Sot duhen aftësitë e Brojës! Kemi ekip më cilësor se ai i 2016, por më pak luftarak

Kombëtarja shqiptare luan sot shanset e fundit për kualifikimin më tej në fazën 1/8 të kampionatit europian. Përballë Spanjës djemtë e Sylvinhos do provojnë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv.

Ish futbollisti Ledjo Pano analizoi në 'Sot Live në Shqipëri' Report Tv për Nertil Agalliun prag ndeshjen me ‘La Rojan’. Pano vlerësoi lojtarët e kombëtares teksa i shikon me perspektivë edhe për të ardhmen, për shkak të moshës dhe kampionateve ku luajnë.

‘Lojtarët janë të rinj por luajnë në ekipe të mira, shumica në Serie A. Besoj se do kenë përvojë të vazhdojnë këtë ecuri të ekipit kombëtar.

Sigurisht shqiptarët, ai eksodi i madh në 90 kur ikën në Itali, Greqi, kanë bërë jetën e tyre kanë lindur fëmijë. Kanë kaluar vite luajnë futboll. Është e mira që rriten atje me një edukatë sportive tjetër me një angazhim tjetër. Dhe kjo është një plus. Kryesorja është të rrisim fëmijët tanë këtu me një edukatë sportive të jashtëzakonshme. Është një minus për ekipet tona zinxhirë për kampionatin tonë të superligës. Por duhet rritur synimi për ekipin tonë këtu.’

Sipas Panos sot mund të jetë ndeshja e Armando Brojës, por ai thekson se sulmuesi duhet shërbyer nga shokët e ekipit.

‘Ndeshja është e tillë, duhen ato cilësitë e Brojës sot. Manaj është pak më i fortë, më stabël lufton e mban topin. Broja është i shpejtë, do zonë. Spanja do jetë nën presing të vazhdueshëm dhe larg portës së saj. Broja duke u shërbyer sa më mirë nga mesfushorët do jetë i rrezikshëm. Duhet shërbyer e pamë edhe me Italinë që nuk u shërbye.’

Lidhur me talentin Arbër Hoxha që po jep impakt në lojën e kombëtares sa herë aktivizohet, Pano nënvizon se sulmuesi mund të jetë më i dobishëm kur aktivizohet nga stoli.

‘Ka lojtarë që kur i fut nga fillim nuk japin rendiment maksimal. Por duke parë dobësitë e kundërshtarit, Hoxha e ka treguar edhe në ndeshjet miqësore, ka treguar ritëm ka treguar dëshirë. Ka tërhequr ekipin. Ka cilësi shumë të mira. Do isha që Hoxha të luante bashkë me Brojën sot, edhe ta furnizonte. Është një lojtar që ka besim në vete. Brojën duhet ta ndihmojë dikush.’

 Më tej Pano shtoi se ekipi kombëtar që luajti në Euro 2016 ishte më luftarak se ekipi sot në Euro 2024, megjithatë ndryshimi është se sot kuqezinjtë kanë më tepër teknikë.

‘Asllani duke qenë i Interit është i ri që nuk i ka minutat në këmbët e tij. Ka cilësi por për të ardhmen. Duhet të marri minutat e veta. Është një lojtar cilësor, por jo luftarak. Duhet të jetë një Gattuso. Ne nuk e kemi një ekip luftarak si i 2016. Kemi lojtarë më cilësor por ata ishin më luftarak. Është ekip më i lehët, më cilësor në teknikë por jo luftarak sa ai i 2016.’

Një tjetër lojtar që ka shfaqur cilësi të jashtëzakonshme është edhe Nedim Bajrami, që për Panon do ishte mirë të lidhte më tepër sulmin me mesfushën.

‘Është një lojtar me shumë cilësi, sepse është i zgjuar, vrapon ,është i shpejtë, ka goditje, jep korridore. Merr shumë përsipër. Duhet të jetë një lojtar që të lidh mesfushën me sulmin. Nëse bën më pak vrapime dhe të organizojë më shumë lojën atëherë edhe efektiviteti i tij do jetë maksimal.’

Sa i përket golave në minutat e fundi, Pano shprehet se janë mungesë vëmendjeje.

‘Mungesë vëmendje në disa çaste. Minutat të tilla të jenë sa më të pakta dhe të rikuperosh gjatë ndeshjes.’

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit