TIRANE - Vërtet Shqipëria nuk pati mundësi të kishte mbështetjen e tifozëve në stadiumin Partizani në Beograd, por në aeroportin “Nënë Tereza” mbi 3 mijë tifozë e shndërruan si asnjëherë më parë Rinasin në një stadium të vërtetë për të pritur rreth orës 03:30 të mëngjesit lojtarët e kombëtares sonë.
Menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Rinasit, Presidenti i Federatës Armando Duka, trajneri Gianni De Biasi si dhe kapiteni Lorik Cana të shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministrja e Arsimit dhe Spoteve Lindita Nikolla, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kapiteni Lorik Cani, protagonist i sulmeve dhe dhunës ndaj ekipit kombëtar, rrëfeu para mediave gjithçka ndodhi në fushën e Beogradit në ndeshjen me Serbinë e cila u detyrua të ndërpritej pas dhunës së tifozëve mbi futbollistët kuqezinj.

Cana tha se lojtarët e ekipit tonë kombëtarë nuk janë dhunuar vetëm nga tifozët, por edhe nga punonjësit e sigurisë. Sipas kapitenit të kuqezinjve tashmë i mbetet UEFA-s të vlerësojë videot e dhunës në fushën e stadiumit të Beogradit dhe të marrë masa. Por për Canën në 40 minuta lojë, Shqipëria luajti me kokën lart, dhe shembulli që lojtarët tanë dhanë pas dhunës në fushë, sipas Canës tregoi rrugën e bashkuar që duhet të ndjekin të gjithë.
Kapiteni i kombëtares shqiptare u kujdes të saktësojë se marrëdhëniet mes dy ekipeve, Serbisë dhe kombëtares sonë ishin të mira, duke shtuar se disa lojtarë serbë u trishtuan për këtë situatë. Sipas Canës dhuna brutale e ndodhur në fushën e gjelbër nuk duhet të ndikojë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, sepse sipas Canës, në fund të fundit: Do t’i kemi fqinj gjithmonë!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.5%
Vota total: 1106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ballokumet e Elbasanit nga zonja Albana
14 Mars, 12:04
-
Protestat masive dhe mocioni i mosbesimit, Mitsotakis ndryshon kabinetin qeveritar
14 Mars, 11:56
-
Pasi futi besnikët në listat e mbyllura, Berisha fajëson Ramën për Kodin: E bëri ai, do e ndryshojmë pas 11 Majit! Kërkon të na eklipsojë me Dash Sulën dhe mustaqet e... (i harron emrin Kujtim Gjuzit)
14 Mars, 11:55
-
Atmosferë festive në Përmet, qytetarët kremtojnë Ditën e Verës
14 Mars, 11:55
-
LISTA/ Nisin 'ethet' e Kombëtares, Bare dëmtohet sërish! Brruti risi, Sylvinho 'lutje' Evertonit për Brojën
14 Mars, 11:51
-
Ilir Yzeiri: Fushatë me hijen e burgut
14 Mars, 11:36
-
Do të bllokohej më 13 mars, TikTok ende i aksesueshëm në vend! 1.5 milionë shqiptarë raportojnë vështirësi për të ‘lundruar’ në platformë
14 Mars, 11:33
-
Dita e Verës në Lezhë, qytetarët këngë e valle në lulishten pranë memorialit të Gjergj Kastriotit
14 Mars, 11:23
-
Lënia në burg e Veliajt, Artan Fuga: Paradoks, i thonë të lashë në burg sepse nuk je sjell mirë tani që je në burg!
14 Mars, 11:17
-
Aktivitetet kulturore/ Komedia ‘Gruaja e burrit tim’ te ‘ArTurbina’! ‘Klani i të divorcuarave’, te Teatri i Kukllave, Tiranë
14 Mars, 11:10
-
Devoll/ Vijon të jetë ende aktiv zjarri në malin e Moravës, forcat zjarrfikëse në terren
14 Mars, 11:04
-
VIDEO/ Një skuadër, një shpirt dhe një komb! FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares, pjesë Gjergj Kastrioti
14 Mars, 11:02