Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku nuk bën humor vetëm në skenë por edhe në jetën e përditshme. Kësaj radhe Besi ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” një video teksa ka hipur në trungun e një peme buzë liqenit Artificial në Tiranë.

“Kur te bojn video me mendimin qe ti do biesh, por harrojn aftesite e tua si katunar,’ shkruan Besi në dixhiturën e videos.

Në video dëgjohet edhe zëri i bashkëshortes, Xhensila Myrtezaj e cila për një moment frikësohet teksa Besi përpiqet të kapi degën e pemës për të zbritur.
 

Kur te bojn video me mendimin qe ti do biesh, por harrojn aftesite e tua si katunar.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com