Kur akuzuesi kronik pa fakte, ankohet se po ‘i bie në qafë’ kot… Amerika

Kur akuzuesi kronik pa fakte, ankohet se po ‘i bie në qafë’ kot… Amerika

Sali Berisha

19 Maji ishte padyshim dita më e keqe e Sali Berishës, i cili u shpall familjarisht ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me argumentet se ai ka kryer korrupsion bashkë me familjen e tij dhe aleatët duke pasuar më tej me mbrojtjen e tyre. Madje jo vetëm kaq, por edhe me argumentin se ai ka minuar demokracinë në Shqipëri.

Pas deklaratës së Sekretarit të shtetit dhe DASH, Sali Berisha bëri një kundërdeklaratë në Facebook dhe më pas një konferencë për mediat, ku hodhi poshtë të gjitha akuzat e bëra nga SHBA, me justifikimin se nuk ka asnjë provë për akuzat që i drejtoheshin. Por, ndërkohë që historia e Berishës dhe betejës se tij më drejtësinë sapo ka filluar, ka një paradoks të madh mes justifikimit që përdor ai duke thënë që ”SHBA më akuzon pa fakte” dhe asaj që ai ka bërë në 30 vite politikë me akuzat ndaj të tjerëve.

Sali Berisha është politikani që ka akuzuar këdo në mënyrat më monstruoze që mund të prodhojë imagjinata njerëzore. Ai ka akuzuar kë i ka dalë kundër si hajdut, kumarxhi, kurvar, të sëmurë psiqik, vrasës, drogaxhi, të zhytur në korrupsion, meduzaë të krimit e plot të tjera si këto. Thënë ndryshe, Sali Berisha ka sulmuar e akuzuar të gjithë ata që kanë menduar ndryshe nga ai, ose kundërshtarët e tij politikë direkt me akuza bombë, por asnjëherë të vetme nuk ka nxjerrë një provë të vetme që vërtetonte atë që thoshte.

Berisha është nga ata politikanët që ka nxjerrë fjalën e fundit nga goja ndaj kujtdo që e ka parë si kërcënim për pushtetin e tij, por kurrë nuk ka patur një provë që vërtetonte se ajo që ai thoshte ishte e vërtetë edhe pse ai kishte pushtetin, sigurimin e shtetit e çdo institucion nën vete për të marrë çdo informacion.

Por sot, po ky personazh që ka degjeneruar publikisht kë i ka dalë përpara, mbrohet se po akuzohet pa fakte nga… Amerika. është komike në fakt po ta shohësh nga ky prizëm, ku një akuzues kronik që nuk ka patur kurrë prova, del e justifikohet se e paskërka akuzuar pa fakte Amerika. Dhe kush, Amerika.

Por, mes shumë dallimesh, ka një dallim të madh mes akuzave të Berishës pa prova ndaj të tjerëve dhe akuzave të SHBA-ve ndaj tij. Dallimi është që Berisha ka patur të gjitha mundësitë të nxjerrë provat ndaj kundërshtarëve të tij, sepse ka patur të gjithë pushtetin në duar. Ai si ka nxjerrë sepse nuk ka patur çfarë të nxjerrë dhe tanimë kjo histori ka marrë fund. Ndërsa sa i përket akuzave të SHBA-ve ndaj tij, historia sapo ka filluar. Amerika nuk flet kot, se ka bërë kurrë dhe ka dhënë prova që ka patur përherë prova!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër