Kur Albin Kurti këshillon Emannuel Macron dhe Joe Biden

Kur Albin Kurti këshillon Emannuel Macron dhe Joe Biden

Albin Kurti

Modestia dhe realizmi do t'i bënin mirë kryeministrit të Kosovës. Emmanuel Macronit ia sqaron Revolucionin Francez. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i njofton se cilat na qenkan planet e Vlladimir Putinit në Ukrainë. Aq sa ka buxhet Kosova për një vit, shërbimet sekrete amerikane dhe ushtria i harxhojnë për një ditë.

Andaj janë paksa ambicioze këshillat gjeostrategjike nga kryeministri i një vendi të vogël ballkanik me probleme të mëdha ekonomike, me skenë politike të polarizuar, me emigrim të pandalshëm, me sistem të drejtësisë që kryesisht saboton drejtësinë, me politikanë që pasi kanë grabitur vendin bëhen gati të rikthehen në pushtet pa pasur frikë nga ligji.

Kosova nuk është aktor global, ka qenë më 1999, nuk është më. Koncentrimi në zgjidhjen e problemeve praktike e konkrete të qytetarëve do të duhej të ishte prioritet i qeverisë. Verifikimi i punës së shumicës së ministrave do të duhej të gëzonte po ashtu prioritet.

Leksionet për Macronin dhe këshillat për Bidenin i ngjajnë më shumë parullave të para disa viteve për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Me parulla nuk qeveriset.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 04/07/2022 17:05

    I dashur shoku Enver! Vetëm se ke hal në sy Albin Kurtin,që është votuar nga mbi 50% e popullit Kosovës dhe se Prishtina është kthyer në qendren ku prevalon SHQIPTARIA dhe lufta kundër krimit e korrupsionit shteteror të kemi shumë xhan e përzemër....jepi shoku enverroplli,jepi/Si dushman gazepi!

    Përgjigju
    • Tirana: 04/07/2022 17:57

      Po sa para paska vjedhur per propagande e agjitacion berishian ??

    • Tirana: 04/07/2022 17:54

      Nese shqiptaret paskan mbetur ne dore te Kurtit e Prishtines, per te zgjidhur problemin shqiptat, vertet qe kemi arigur fundin..??? Berishizmi po paguan nga parate e korrupsionit per te deformuar shqiptarine, per tr ndsre shqiptaret ne krahina ,etj pazare ne interes te antishqiptareve….

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë