Kur ankohen për dhunë, këta që iu turrën PD-së me qysqi dhe vare
Sali Berisha në protestën e 8 janarit
Mbledhja e Kryesisë së PD-së, përveç debateve mes dy grupimeve të ndara qartazi, është shoqëruar edhe me disa tensione sporadike jashtë sallës.
Disa persona, që u etiketuan si militant të Lulzim Bashës, kanë lëshuar disa sharje ndaj Gazment Bardhit e Jorida Tabakut.
Kjo, për shkak të planit të këtyre të fundit për të mbajtur peng zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.
Dhe prej dy ditësh, në mediat e financuara nga familja Berisha, nuk flitet gjë tjetër, veçse për “dhunë” e “banditë”, dhe se kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës, jo e atij njeriut që qesh edhe në momentet më serioze.
Është ironike që tani këta të shfaqen kaq të ndjeshëm ndaj ndonjë sharje dhe të shfaqen sit ë dhunuar.
Por vetëm një vit më parë, ata iu lëshuan selisë së PD-së, jo me sharje në gojë, por me qysqi dhe vare, dhe ishte fat i madh që dyert ishin blinduar mirë, ndryshe sot do të kishim viktima.
Kushedi, ndoshta vetë Ervin Salianjin, që iu doli me shkop në dorë militantëve të Berishës, ndërsa sot ankohet për dy apo tre sharje nga një grup i vogël njerëzish.
Ndaj para se të revoltoheni për sharjet, mirë bëni të kujtoheni që ishit gati edhe të vrisnit, vetëm për të marrë godinën e selisë së PD-së.
Atë godinë, që Sali Berisha e mban të zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme./TemA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?
-
Halilaj i PS
65.2%
-
Vata i BF
24.2%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 227
Lajme të tjera
-
Fantazia e Berishës: Shkëlzeni në SPAK s’është asgjë para ‘Ramës në aeroport…’!
23 Shtator, 19:55
-
Pse GJKKO nuk merr si provë procesverbalin e Këshillit të Sigurisë një javë pas tragjedisë së Gërdecit? Debati në sallë dhe pista mbi te huajt e sajuar nga Berisha
23 Shtator, 19:52
-
Mero Baze: Parada e shpifur me dëshmitarët e Gërdecit, 15 vite më pas
23 Shtator, 19:50
-
Gjyqi i Fatmir Mediut, SPAK kërkon dëshmitar Kol Dedgjonin! Ish zyrtari i ministrisë së Mbrojtjes ishte kundër çmontimit të armëve në Gërdec! S'firmosi për fabrikën e demontimit
23 Shtator, 14:20
-
Mero Baze: Socialistët duhet të konfirmojnë qëndrimet e SHBA për Berishën
22 Shtator, 18:22
-
Propozimet e PD-së për ‘Zgjedhoren’, Kthupi: S’bashkojmë votat me Rithemelimin, grupet e tjera e kanë derën e hapur
22 Shtator, 17:52
-
PD i depoziton kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve
22 Shtator, 15:41
-
‘Kujdes lidhjet me non gratat’, Berisha për thirrjen e SHBA: Tha se nuk ndërhyn në punët e PD-së
22 Shtator, 15:41
-
Takimi i Bardhit me Berishën, Karabina: Mesazhi i SHBA është për gjithë deputetët, rrinë të fshehur si struci
22 Shtator, 14:57
-
Masakra e Gërdecit, Shkëlzen Berisha do të thirret si dëshmitar nga SPAK, avokati në Report Tv: Zhvillime pozitive, drejtësia po bën atë që kërkojnë qytetarët
22 Shtator, 13:52
-
I thirrën në gjyq Shkëlzenin, Berisha sulmon SPAK dhe mbron të birin
22 Shtator, 13:36
-
Sherrnaja dhe kulla mes Tiranës
22 Shtator, 12:31