Kur bëhet bashkë tradita popullore italiane me atë shqiptare, grupi folklorik i Sardenjës në Tiranë

Tradita është ajo që na vjen nga e shkuara, por që na bën të ecim përpara. Një komb nuk ka identitet pa të, ndaj ajo shërben si një trampolinë e tëra për tu eksploruar. E bukur është kur një vend njihet me tradita të reja, e është pikërisht kjo ajo që Grupi Orosei nga Sardenja solli në vendin tonë.

Një gërshetim interesant mes folklorit shqiptar dhe atij italian bëri bashkë 21 përfaqësues të muzikës dhe valleve tradicionale të Oroseit me një pjesë të Ansamblit popullor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Orosei është një vend i vogël, i vendosur në bregun lindor të Sardenjës, i cili ruan mirë traditat e zakoneve, të valleve, muzikës, këngëve dhe i eksporton ato në vende të tjera të botës. Shumë të njohura dhe të famshme në Orosei janë këto këngë të cilët ruajnë me xhelozi pjesët e vjetra në latinisht apo në gjuhën sarde, të kënduara nga 4 të rinj dhe shoqëruar nga grupi i valleve.

Gjithmonë duke ndjekur traditën, vjen një interpretim në instrumente, të cilët janë të panjohur për kultura të tjera. Një tingull i veçantë nga një instrument thuajse i padukshëm, i cili bashkohet me të tjerë instrumente për të krijuar një melodi tepër të veçantë.

Më tej atyre iu bashkohet edhe grupi i valltarëve me të rinjtë dhe të rejat italiane , të cilët kapur dorë për dore lidhen harmonishëm më njëri tjetrin. Një trokitje e fortë në dërrasën e drunjtë është sinjali që njofton fillimin e valles.

Përveç moshës së tyre, ajo që të bën përshtypje janë edhe kostumet. Të zbukuruara me ar, këto kostume kohë më parë visheshin nga gratë në ditën e tyre të dasmës. Grupi italian i lë radhën ansamblit tonë popullor. Ashtu siç e do tradita, një këngë labe rrëqeth sallën interpretuar nga zërat plot emocion të këngëtarëve shqiptarë, pasuar me të tjera këngë të folklorit tonë.

Grupi Orosei vazhdon sërish me muzikën e krijuar nga instrumentet e tyre karakteristike dhe një valle me motive të gëzueshme. Tashmë grupit të burrave të ansamblit tonë popullor i bashkohen edhe gratë duke krijuar një harmoni zërash mes tyre.

Skena mirëpret instrumentistët nga grupi i Oroseit për ta mbyllur me një performancë të jashtëzakonshme kombinuar nga ky grup dhe ansambli popullor.

Pas një interpretimi i cili të mëson shumë për kulturën e një vendi një prej këngëtarëve tanë dhe disa prej grupit të Oroseit na tregojnë se iu duken këto bashkime të dy kulturave të dy popujve që kanë dhënë e kanë marrë nga njëri-tjetri.

Ne jemi grupi Orosei dhe vijmë nga Sardenja. ndihemi shumë të kënaqur me mikpritjen që keni treguar për ne. Muzika dhe kërcimet tradicionale shqiptare duken shumë të bukura. Ne kemi gjetur diçka të përbashkët mes popujve. Në kërcimet tona ka hapa që ngjasojnë. Polifonia dhe muzikaliteti shqiptar na kujton edhe traditat tona.

Pietro Paolo, poli-instrumentist

Është hera e parë për ne këtu dhe na pëlqen shumë vendi, kërcimet, tradita shqiptare. Ne jemi shumë kuriozë të njohim gjera të reja. Në traditat tona gjejmë diçka të përbashkët, duket sikur është e njëjta hare që mbizotëron edhe në vallet tona edhe në tuajat. Ne të gjithë këtë e bëjmë për pasion, që në vendin tonë fillon që kur jemi fëmijë.

Mario Moro, valltar

Këtu ishte shumë bukur, kemi kaluar shumë mirë , të gjithë janë treguar shumë të sjellshëm. Është eksperienca e parë për ne në Shqipëri dhe do të na bëhej shumë qejfi nëse do të vinim sërish. Vallet tuaja duken shumë të bukura, të shpejta dhe të gëzueshme.

Giusi Carta, valltare

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani

Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani