Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi lëviznin të armatosur. Ilir Dushku, 29-vjeç dhe Bjorli Xhabrahimi, 22-vjeç u ndaluan në Mjull Bathore dhe pas një kontrolli fizik, policia iu gjeti armë. Dushkut iu gjet 1 armë gjahu teke me 29 fishekë ndërsa Xhabrahimit iu gjet një armë tjetër gjahu.
Më pas, policia ushtroi kontrolle në banesën e Ilir Dushkut, të cilit i gjeti edhe dy armë pistoletë, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe një sasi e vogël kokainë. 29-vjeçari rezulton i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje dhe heqje e paligjshme lirie.
Emri i Ilir Dushkut del në një ngjarje të ndodhur në vitin 2017, në një konflikt pronësie mes dy familjesh. Ilir Dushku, së bashku me disa kushërinj të rinj janë konfliktuar me një familje tjetër, ku për pasojë u plagosën 4 persona.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.
Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri prej tyre i dënuar më parë për krime kundër personit.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hunter”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:
I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente











Dalin prap pas 2 vitesh ket gjykat kemi ne. E bojn prap ca dun.
Përgjigju