Kur bota rrotullohet përreth jush...

Kur bota rrotullohet përreth jush...
Nëse iu duket sikur ambjenti përreth po lëviz ose po rrotullohet, ose e kundërta ju rreth ambjentit, atëherë ka shumë mundësi të keni vertigo. Kjo është një simptomë që shkaktohet thuajse gjithmonë nga probleme të trurit dhe veshit të brendshëm. Nuk duhet ngatërruar me atë që në terminologjinë anglosaksone quhet ´´dizziness´´ (marramendje) e që pershkruhet si një iluzion i lëvizjes. Ky i fundit mund të jetë tregues i problemeve të natyrave të ndryshme, si për shembull: çrregullime kardiovaskulare, kriza paniku, frika nga lartësitë, dhimbje qafe.

Nga se mund të shkaktohet?
Vertigo beninje paroksizmale e pozicionit është forma më e shpeshtë e vertigos. Ajo karakterizohet nga ndjesia e lëvizjes, e inicuar kjo nga lëvizje të papritura të kokës apo lëvizje të kokës në një drejtim të caktuar. Nuk ka nevojë për medikamente, mjaftojnë disa manovra të thjeshta të kryera nga mjeku specialist. Ndonjëherë mund të ketë kriza vertiginoze të cilat vështirësojnë qëndrimin në këmbë, me diskomfort, nauze dhe të vjella. Kjo gjëndje mund të zgjasë disa ditë.

Shkak tjetër është inflamacioni i veshit të brendshëm, i njohur ndryshe si labirintiti ose neuriti vestibular. Karakterizohet nga fillimi i papritur i vertigos dhe mund të shoqërohet me humbje të dëgjimit. Shkaku më i shpeshtë është një infeksion viral ose bakterial i veshit të brendshëm.

Sëmundja Meniere që karakterizohet nga kjo triadë simptomash: episode të vertigos, zhurmë në vesh (tinitus) dhe humbje të dëgjimit. Vertigo mund të shfaqet në individë që ankojnë për dhimbje koke, me kriza që nëse nuk kurohen mund të zgjasin disa orë. Shoqërohen me nauze e të vjella. Pacienti nuk duron dot zhurmat, dritën, aromat.

Neuroma akustike është një variant i tumorit të indit nervor që mund të shkaktojë vertigo. Simptomat përfshijnë vertigo, zhurmë në vesh vetëm në njerën anë si dhe humbje të dëgjimit.

Vertigo mund të shkaktohet edhe nga ulja e fluksit të gjakut në bazën e trurit. Hemorragjia cerebelare karakterizohet nga vertigo, dhimbje koke, vështirësi në ecje dhe paaftësi për të parë në drejtim të anës nga ku rrjedh gjak. Si rezultat, sytë e pacientit fiksohen nga ana e sëmurë. Ecja është gjithashtu e dëmtuar.

Trauma të kokës dhe dëmtime të qafës mund të shkaktojnë vertigo. Kjo zakonisht kalon vetë.

Migrena, formë e rëndë e dhimbjes së kokës mund të shkaktojë gjithashtu vertigo. Vertigo zakonisht pasohet nga dhimbja e kokës. Ka shpesh histori të mëparshme të episodeve të ngjashme, por janë probleme që nuk zgjasin.

Komplikacionet e diabetit mund të shkaktojnë arterosklerozë. Dëmtimi i arteries shpie në pakësimin e fluksit të gjakut në tru duke shkaktuar simptomat e vertigos.

(jv/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza