Kur Britania e Madhe ishte shembull
për mikpritjen e refugjatëve FOTO

Sot për sot, Britania e Madhe mund të cilësohet një nga vendet e Bashkimit Evropian që është kundër emigrantëve. Kjo kryesisht për arsye elektorale. Në një kohë kur Evropa po përballet me krizën më të madhe të emigrantëve që pas Luftës së Dytë Botërore, Britania nuk ka dhënë shumë kontribut për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve.

OKB thotë se 137 mijë persona kanë kaluar Mesdheun për të mbërritur në Evropë. Shumica e tyre vijnë nga vende në luftë si Siria, Afganistani dhe Eritrea.

Kryeministri britanik, David Kameron duke folur për numrin e lartë të emigrantëve që kalojnë Detin Mesdhe në kërkim të një jetë më të mirë tha se ata po presin të shkojnë në Britani sepse Britania ka punë, rritje ekonomike dhe është një vend i jashtëzakonshëm për të jetuar.

Kjo deklaratë është kritikuar ashpër nga avokatët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si fyese dhe mashtruese. Anna Musgrave, menaxhere në Këshillin e Refugjatëve thotë se kryeministri në detyrë duhet të përdorë gjuhë të përgjegjshme dhe i rikujtoi se Britania ka një traditë krenare në mbrojtjen e refugjatëve.
britani
(Prill 1999: Refugjatë shqiptarë nga Kosova duke mbërritur me avion në aeroportin e Leeds)

britani
(Prill 1999, britanikët duke pritur mbërritjen e 160 refugjatëve nga Kosova në Leeds)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet