Një kuriozitet është kodi i erashkës, ky objekt i çuditshëm për Europën që mbërriti nga Azia në shekullin XV dhe u bë ë pas një objekt mode në kontinentin e vjetër.
Shumë aristokrate si Elizabeta I e bënë objektin e tyre të preferuar, meqenëse ishte diçka e thjesht për t’u prodhuar me kalimin e kohës hyri edhe në shterën e mesme dhe rreth shekullit XVIII arriti kulmin e përhapjes, shkruan Olesia Leço në librin "Bon ton, etiketa, një mënyrë jetese e kulturuar".
Falë kësaj fame ky objekt nuk shërbente vetëm për të dhënë freski por u krijua edhe një gjuhë më vete me lëvizjen e erashkës, e cila përdorej në mënyrë masive nga zonjat në ambiente si teatri, mbrëmjet mondane, etj.
Disa shembuj
E mbajtur në dorën e djathtë: Ju kërkoni shumë
E mbajtur në dorën e majtë, i hapur: Afrohuni dhe flisni me mua
E mbajtur në dorën e djathtë, përballë fytyrës: Më ndiqni
E mbajtur në dorën e majtë, përballë fytyrës: Kam dëshirë t’ju njoh
Duke kryqëzuar dy duart poshtë erashkës së hapur: Ju lutem më harroni
Mbulimi i veshit të majtë me erashkë të hapur: Mos e tradhtoni sekretin tonë
Duke kaluar erashkën në formë vije mbi dorë: Ju urrej
Duke e kaluar në qafë: Ju dua
Duke e kaluar para syve: Më falni
Duke e kaluar para ballit: Keni ndryshuar
E lë të bjerë erashka: Do jemi miq
Duke e tundur lehtësisht: Jam e martuar
Duke parë erashkën e mbyllur në mënyrë të menduar: Përse nuk më kuptoni
Duke e mbështetur erashkën në faqen e djathtë: Po
Duke e mbështetur erashakën në faqen e majtë: Jo
Duke e mbështetur pas kokës: Mos më harroni
Me gishtin e vogël të tendosur: Mirupafshim
Duke e hapur dhe duke e mbyllur: Jeni i urryer
Duke e hapur në madhësinë maksimale: Më prisni
Duke e mbështetur në veshin e majtë: Dua të lirohem nga ju
Duke e treguar të mbyllur: Më doni?
Duke e mbyllur në mënyrë ët avashtë, nga krejt të hapur: Ju premtoj që do të martohemi
E mbyllur dhe e mbështetur në zemër: Keni fituar zemrën time
Me dorën e mbështetur në buzë: Më puthni
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com