Kur dashuria nuk ka fund...
fejohet me të dashurën pas vdekjes

Kur dashuria nuk ka fund...<br />fejohet me të dashurën pas vdekjes
Të dy kishin planifikuar të fejoheshin, një tragjedi ndodhi vajza vdiq por kjo nuk e pengoi fejesën e tyre.​ Kjo është historia më prekëse e dashurisë së vërtetë.

Josh Thompson 22­ vjeç u fejua me të dashurën e tij pasi ajo vdiq papritmas të mërkurën, në konviktin e studentëve në Sheffield, një javë pas fillimit të universitetit atje. Josh , i cili punonte si trajner tenisi në Korfuz pasi mësoi tragjedinë që i mori atij dashurinë nga kjo botë, u kthye menjëherë në Angli.

22 vjeçari u coptua për humbjen e personit më të shtrenjtë të jetës, bleu unazën dhe e vendosi atë në gishtin e studentes. Fakti më tragjik ishte se ata të dy kishin planifikuar të shpallnin fejesën pas një viti.

Pasi i vendosi unazën në gisht dashurisë, që përjetësisht do të ketë zemrën e tij, Thompson shpalli në Facebook fejesën me të dashurën e tij, që vdekja e mori pabesisht. Foton e vendosjes së unazës 22 vjeçari e shoqëroi me mbishkrimin “Abigail, Ti je jeta ime”

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas