Kur dhe si u ngrit monumenti?
Monumenti u ngrit në vitin 1996 në sheshin “Demokracia” në qytetin e Kavajës në nderim të lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, e cila u zhvillua më 25 dhe 26 mars 1990, në këtë qytet. Revolta e 25 marsit 1990 në stadiumin e Kavajës ka qenë i pari demonstrim publik kundër regjimit komunist, ku gjatë ndeshjes Besa-Partizani, mbarë qyteti u ngrit në këmbë e protestoi fuqishëm me parullat “Poshtë diktatura!”, “Liri-demokraci!”, “Poshtë Nexhmije Hoxha!” etj.
Kush ishte autori i monumentit?
Autori i monumentit nuk rezulton të jetë një skulptor. Rezulton të jetë piktori grafist Musa Qarri, i cili ka bërë skicë-idenë, ndërsa monumenti është derdhur në beton dhe hekur, duke përdorur edhe 5 lloje mermerësh për bazamentin nga ndërtuesi Aqif Numeriku, i cili ka fituar tenderin për realizmin dhe vendosjen në shesh të këtij objekti. Për format e tij kanë ndihmuar inxhinieri, i ndjeri Mehmet Qarri dhe skulptori Taqo Miho.
Pse kërkohet të hiqet Monumenti?
Krybashkiaku Elvis Roshi, kryetari i PS-së Edi Rma dhe opinionin artistëve dalin në konkluzionin se monumenti nuk ka vlera artistike dhe se Kavaja meriton një monument më të mirë, si vepër përkujtimore të demokracisë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA