Kur do të hapen teatrot & lejohet muzika live? Zv/ministrja e Kulturës: I përket MSH-së. Rakacolli: Do ta shqyrtojmë!

Teksa na mbarë botën, artistët janë duke punuar për rikthimin e shfaqjeve teatrore në skenë, duke respektuar të gjitha protokollet për distancimin social për shkak të COVID 19, në vendin tonë duket sikur nuk ka asnjë dritë jeshile për ata të cilët kërkojnë që të angazhohen artistikisht para publikut. Zv.ministrja e Kulturës, Meri Kumbe, shprehet se titullarët e institucioneve në varësi kanë depozituar kërkesat e tyre me të gjithë elementët e sigurisë, por sallat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, derisa të këtë një aprovim tjetër për rihapje nga Ministria e Shëndetësisë

 “Lidhur me funksionimin e institucioneve, praktikisht ato janë kthyer në punë. Janë duke vijuar provat, edhe një pjesë e tyre kanë nis edhe në ambiente të hapura. Mbeten ende të mbyllura sallat në ambientet e brendshme, kjo për efekte sigurie, deri për një njoftim të dytë nga instancat shëndetësore, që do të na lejojnë për t’iu rikthyer padyshim jo menjëherë normalitetit me kapacitete të plota, për të parë se si do të kthehemi normalisht në gjendje normale. Titullarët e institucioneve kanë depozituar pranë MK, të gjitha elementët e sigurisë, lidhur me momentin e funksionimit të sallave. Ky nuk është një vendim që varet nga ne, por i përket Ministrisë së Shëndetësisë. Komiteti ynë Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë, gjykojnë se ende nuk është momenti i duhur. Pritet që të shihen akoma numrat me hapjen e shkollave edhe restoranteve, ne në këtë mes jemi thjesht përcjellës të informacioneve. MK është e para, që do që jeta artistike në vend të kthehet në shërbim të komunitetit, pasi është edhe një kosto financiare në dëm të kulturës. Por në kushtet e një pandemie prioritet ka shëndeti, pastaj vijnë të tërë hapat e tjerë për të nis aktivitetin normal”, shprehet zv.ministrja e Kulturës Meri Kumbe.

Sa i përket apelit për zhbllokim fondesh, nga sindikata e Trupës së Aktorëve të Teatrit Kombëtar, Kumbe shprehet se:

 “S’ka pas asnjëherë bllokim të fondeve. Veç në muajt e parë janë lejuar pagesat edhe detyrimet për ujë e drita, ndërsa buxheti nuk ka qenë i bllokuar asnjëherë. Thjesht titullari nuk mund të veprojë në një rast udhëzimi për ndalim funksionimi. Gradualisht edhe vet titullari nis që të lëvrojë fonde edhe t’i përshtat në rastet e pandemisë, me një repertor më komod që s’do të kërkonte këtë angazhim”, thotë Kumbe.

Sa u përket kërkesave të artistëve të pavarur, qoftë për mbështetje financiare, qoftë për lejim të aktivitetit, muzikës live pas orës 22.00 të mbrëmjes, Kumbe thotë se:

“Ky është një problem real për ata artistë që s’janë pjesë buxhetore të artistëve. Është vërtet problematike, ne jemi marrë tërë muajt e pandemisë për të siguruar mundësinë e sigurimit, se kjo kategori artistësh nuk figurojnë të siguruar në sistemin e tatim taksave. Kjo ka bërë që mos të jenë përfitues të pagës së luftës. ne jemi duke punuar për t’i dhënë zgjidhen por s’është në terma të shpejtë, se kërkojnë një riparje se si do të pozicionohen në Kodin e Punës. Ky është një vendim që nuk i përket MK, por instancave që sigurojnë jetën e shëndetit publik, por këta artistë janë në një moment delikat për pozicionim e tyre, se kanë punuar me kontrata të rregullta, që tatohen. Por ata s’janë vetsiguruar, edhe figurojnë në të zezë. Nëse do të ishin të papunë, do të merrnin mbështetjen sipas ligjit. Ne kemi jemi duke punuar në këtë drejtim, qoftë për t’i ndihmuar në informim apo mbështetje financiare. Që të përfitosh mbulim financiar duhet edhe të derdhësh kontribute në shtet. Në këto kushte institucionet e tjera rregullojnë këto raporte”, përfundon Kumbe.

E kontaktuar nga “ReportTV”, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli përgjigjet se kërkesat e artistëve për lejimin e muzikës live pas orës 22.00 të mbrëmjes në bare dhe lokale, por edhe hapjen skenës teatrore “do të shqyrtohen në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve në përputhje me analizën e situatës epidemiologjike”.

Deri tani lista zyrtare e artistëve të pavarur në vendin tonë, sipas zv.ministres, janë vetëm 120 individë. Këta janë artistët e rinj të veteklaruar pranë Ministrisë së Kulturës.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI