Ku(r) do të ndalet sulmi ndaj Shqipërisë?

Ku(r) do të ndalet sulmi ndaj Shqipërisë?

Foto ilustruese

 

Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës ndaj Shqipërisë, por me siguri nuk do të jetë i fundit. Ky sulm kibernetik nuk është punë “hackerash”, që kërkojnë gjoba, por është akt lufte i Iranit si kundërpërgjigje ndaj mbështetjes së opozitës iraniane dhe ndërprerje së marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollahëve.

Qindra – mijëra qytetarë shqiptarë dhe të huaj mbetën të bllokuar sot në pikat e kalimit kufitar, portet dhe aeroportin kryesor të vendit për shkak të agresionit kibernetik me adresë Iranin. Por askush nuk mund të thotë se më e keqja ka kaluar.

Bllokimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në kufijtë e Shqipërisë është kambanë alarmi për atë që mund të vij më pas. Pas bllokimit të AKSH-it, hakerimi i sistemit TIM-s është sinjali se ky është vetëm fillimi. Mesazhi në të dy rastet lidhet me strehimin që Shqipëria i ka ofruar opozitës iraniane. Pamjet që tregojnë hackerimin e kamerave të sigurisë në aeroportin Nënë Tereza dëshmojnë se armiku përballë nuk është i zakonshëm dhe beteja me të nuk do të jetë e lehtë.

Në kushtet kur puna dhe shërbimet po zhvendosen online është krejt e mundshme që lufta të vijojë të jetë kibernetike, por nuk përjashtohet që aktet terroriste të shtrihen si ndaj anëtarëve të MEK në Shqipëri ashtu edhe ndaj popullatës civile. Nuk përjashtohet edhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike të vendit (energjia, digat, ujësjellësit).

Pyetja nuk është më a do të ketë më sulme, por ku(r)? Nëse nuk kemi ekspertizën e duhur për sigurinë digjitale, duhet të përgatitemi për sigurinë fizike.

Ngjarjet që po ndodhin nuk kalohen me njoftime në rrjete sociale, me frazën se “po punojmë me partnerët” apo me lajme me tis paniku, por me marrjen e veprimeve urgjente si për sigurinë digjitale, ashtu edhe për sigurinë fizike.

Kjo nuk është lojë!

Krahas mbështetjes që vjen nga aleatët (kryesisht nga SHBA), është koha për të nxjerrë me shpejtësi mësime nga sulmet e fundit kibernetike. Siguria digjitale duhet marrë seriozisht. (çka do të thotë se është e pafalshme që tenderat për sigurinë digjitale të trajtohen si tendera rrugësh ku si rregull përjashtojmë kompanitë ndërkombëtare).

Në këtë “luftë” nuk jemi vetëm. Si vend anëtar i NATO-s gëzojmë mbrojtjen kolektive të nenit 5 (kur një vend anëtar sulmohet, janë sulmuar automatikisht edhe 29 anëtarët e tjerë të Aleancë) Por lufta e shpallur është asimetrike. Nuk është lufta klasike ku ushtria armike dhunon territorin, apo hapësirën ajrore e detare, por një grup individësh ndoshta me bazë në një vend të tretë agresojnë on- line dhe sjellin dëme të pallogaritshme për vendin.

Në samitin e NATO-s në 2016, Aleatët, krahas ajrit, tokës dhe detit, shpallën hapësirën kibernetike një domen të ri operacional.

Aktivizimi i nenit 5 si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kibernetik u përsërit edhe vjet në Komunikatën e Samitit Brukselit, ndonëse vlerësimi për këtë situatë bëhet rast pas rasti. Aleanca është fat për ne, por Aleanca është për të shtuar forcën dhe jo për të rritur dobësinë. Nuk mundet që për çdo gjë të presim zgjidhjen nga aleatët.

Pa pritur se çfarë do të bëjnë aleatët, disa detyra shtëpie mund të bëhen: Monitorimi i situatës, ngritja e një Task Force për monitorim, koordinim dhe veprim, rritja e gatishmërisë në objekte me rëndësi strategjike, ndërgjegjësimi i opinionit publik, administratës dhe biznesit, planifikimi i burimeve njerëzore dhe financiare, si dhe një strategji afat shkurtër dhe afat gjatë për t’u përballur me sfidat e reja të sigurisë.

Presidenti, edhe si ish ushtarak duhet të kishte mbledhur ndërkohë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Hezitimi dhe vonesat për të vepruar dëshmojnë se e gjitha çfarë po ndodh nuk po merret seriozisht.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lutfiu: 11/09/2022 08:10

    U Luti, sulmi do ndalë kur të mbyllim të gjitha vrimat nga hyjnë minjtë. Sot që flasim kemi bër një kala prej rëre…në mes të sheshit, pa mur rrethues, pa dyer e pa dritare, dhe pa roje. Janë ca roje aty që rruajnë vetëm lekët e tenderave.

    Përgjigju
  • Partizani: 10/09/2022 17:11

    Shqiperia nisi te marre antaret e Mek qysh ne 2012-13. Sikur vone u kujtua Irani per hakmarrje, e nuk dalin hesapet. Autori ka te ngjare qe pasiqe i ka pjerdhur dikusj ne vesh, ka marre penen per te artikuluar nje "kazus beli" per lufte. Qe perkthehet ne ate qe NATO edhe mund te mblidhet per te pare kete pune. Nje test kush eshte pro dhe kunder qe "ti biem Iranit"! E testoi nje here kete pune Sadami. U pa puna, te shohim Sadamin me te fundit (Ramen) deri ku do e coje mushka anglo amerikane. Irani bam, Rama i keput nje 100 mije m2 per shoqni...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë