Kur edhe humanizmi bëhet qeverita

Kur edhe humanizmi bëhet qeverita
Dy apele drithëruese për ndihmë të bëra dje në redaksinë e “Shqiptarja.com”, ta bëjënë zemrën copë. Një 64-vjeçar nga një fshat i thellë i Pukës thotë se nuk ka më as miell për foshnjen 9 muajshe. Një tjetër, kryetar komune në Shishtavec, thotë se rezervat ushqimore po mbarojnë. Me dhjetra kronika televizive, flasin për mijëra banorë të kërcënuar nga izolimi, mungesa e rezervave ushqimore, ndërprerja e energjisë elektrike dhe asnjë ndihme nga organet shtetërore.
Qeveria është si gjithnjë e pandjeshme ndaj fatkeqësive të tilla natyrore. Vjet kur përmbyti Shkodrën, për të shitur energji Sali Berisha bëri astronomin, duke folur për lëvizje hëne një herë në 100 vjet. Tani flitet për dimra të paparë. Kaq thotë dhe ikën në Azerbajxhan, nën shoqërinë trafikantëve shqiptarë dhe të huaj, në vendin me të cilin kemi vetëm 98 mijë dollarë, ndoshta eksporte të armëve, që janë shitur për të vrarë njerëz. Si ai bëjnë edhe biznesmenët që kanë bërë milionat falë qeverisjes së korruptuar. Bie fjala Rezart Taçi, që pasi ka bërë rrush e kumbulla milionat për ekipe futbolli, duke mos paguar paratë për Albpetrolin, tani
premton paratë për viktimat e konfliiktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Dakort, mund të jetë taktikë, pse pas janë paratë e naftës që ai sjell në Shqipëri, për të na e shitur ne, 10 lekë më lirë se rivalët. Por njoftime të tilla si ai që vetë Taçi shpërndan me median e vet se është në vizitë pune në rajonin e trazuar të Nagorni-Karabakh, t’i sjellin zorrët në grykë. Ç’ne azerë dhe armenë të vuajtur! Ku i gjetëm? Dhe pse i gjetëm pikërisht ne, kur këtu disa qindra kilomentra larg kemi popullin që bën apel se po vdes urie, atje mes maleve dhe mes borës, braktisur prej qeverisë, por edhe prej biznesmenëve që janë bërë njësh me qeverinë dhe sillen si ajo.




(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate