Kur familja mbretërore organizon
çmimet Nobel...ceremoni përrallore
Nëse do të ekzistonte një çmim ndërkombëtar për ceremoninë më madhështore në botë, atë me siguri do ta rrëmbente eventi i organizuar nga familja mbretërore suedeze.
Nëse do të ekzistonte një çmim ndërkombëtar për ceremoninë më madhështore në botë, atë me siguri do ta rrëmbente eventi i organizuar nga familja mbretërore suedeze.
Banketi i çmimeve Nobel i mbajtur në godinën e Bashkisë së Stokholmit ishte një event prestigjioz me detaje mahnitëse si shandanët e artë dhe dekorimet me lule, e organizuar nga fisnikë e pjesëtarë të familjes mbretërore që mikpritën mendjet më të ndritura dhe talentet më të mëdha të botës.
Ceremonia luksoze u vlerësua maksimalisht edhe nga femrat e familjes mbretërore suedeze si Princeshë Victoria, Princeshë Madeleinë dhe kunata e tyre Princeshë Sofia, që kishin veshur kurora të shndritshme dhe fustane mbrëmjeje. Ambienti ishte zbukuruar me 20,000 lule të bardha, të verdha dhe portokalli, dhuratë e qytetit italian, San Remo, ku shkencëtari suedez Alfred Nobel, i cili krijoi edhe këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, vdiq në 10 dhjetor të 1896.
Dhjetë fituesit tërhoqën diplomat Nobel dhe medaljet e arit nga vetë Mbreti suedez Carl XVI Gustaf, në mes të një shfaqjeje me muzikë klasike dhe prezantime nga institucionet që kanë mundësuar çmimet. 1,600 të ftuar specila morën pjesë në event. Tu Youyou, kinez, William Campbell amerikan dhe Satoshi Omura nga Japonia u vlerësuan me çmimin Nobel në Mjekësi, për trajtimin e sëmundjeve si malarja.
Takaaki Kajita nga Japonia dhe Arthur McDonald nga Kanadaja u vlerësuan me çmimin Nobel në Fizikë, pasi vulosën faktin se grimcat ‘neutrino’ kanë masë. Tomas Lindahl nga Suedia, Paul Modrich nga SHBA dhe Aziz Sancar turko-amerikan, fituan çmimin Nobel në Biologji pasi thelluan zbulimet në ndikimin që kanë qelizat në ADN-në e dëmtuar.
Shkrimtarja dhe disidentja bjelloruse, Svetlana Alexievich, u vlerësua me çmimin Nobel për punën e saj në pasqyrimin e horrove të luftës dhe jetës nën regjimin sovjetik. Eksperti i varfërisë, Angus Deaton, një mikroekonomist amerikano-britanik, mori me vete çmimin në ekonomi, pasi studioi sjelljet e konsumatorëve të varfër kur vendosin se çfarë duan të blejnë dhe s ii ndihmojnë politikat e ndryshme.
![cmimet nobel](http://www.shqiptarja.com/foto/205626.jpg)
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.1%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.2%
Vota total: 6394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'
5 Gusht, 22:49
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
5 Gusht, 22:45
-
Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar
5 Gusht, 22:23
-
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
5 Gusht, 22:01
-
Mbyllja e 9 degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës, BE: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar
5 Gusht, 21:50
-
Zgjedhjet në Himarë, KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit
5 Gusht, 21:36
-
'Bloomberg' kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve
5 Gusht, 21:33
-
E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut
5 Gusht, 21:20
-
Cërrik/ Vihet në kontroll zjarri në kodrat e fshatit Valas, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të tij (VIDEO)
5 Gusht, 21:00
-
Fredi Beleri pranon humbjen e Gjikurisë, njeh Tavon si kryetar! Kërkesë kryebashkiakut socialist: Ndërto gjimnaz grek në Himarë
5 Gusht, 20:25
-
Shkupi i 'shpëton' një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian! E ndërrojnë në moment të fundit
5 Gusht, 20:19