Në prag të Shën Valentinit “The Guardian” ka sjellë një kolazh fotosh të disa çifte të moshuarish të cilët kanë festuar mbi 50 herë ditën e Shën Valentinit së bashku duke qenë sërish të dashuruar me njëri-tjetrin, madje theksojnë se dashuria për njëri-tjetrin ka ardhur duke u shtuar.
 
“Kur je i ri është një lloj tjetër dashurie nga kjo që ndjejmë tani. Kjo është një dashuri e pjekur. Ajo ishte një dashuri rinore. Është njësoj si krahasimi i një vere të re dhe një vere të vjetër. “- shprehet një nga të moshuarit që janë bërë pjesë e kolazhit fotografik.

Cift i moshuarish
(Në foto një nga çiftet që kanë mbio 50 vite të martuar) Foto të tjera

Ndërsa një tjetër thotë se Dashuria ndryshon me kalimin e viteve pasi “jemi ne vetë ata që ndyshojmë.”

Për çiftet që janë përfshirë në kolazhin fotografik dita e nesërme e Shën Valentinit do të jetë sërish një ditë feste ku do të mund të kujtojnë vitet e bukura të kaluara sëbashku.

cift i moshuarish
 (Në foto një nga çiftet që kanë mbio 50 vite të martuar) Foto të tjera

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)