Kur hiqja rrobat më SHKULEJ mishi nga trupi! DËSHMIA RRËQETHËSE: Ja si më torturonte policia serbe

Hysen Kryeziu, ish aktivist për të drejtat dhe liritë e Kosovës nën pushtimin serb, sot mësues, drejtues i një organizmi që merret me dëshmorët e luftës në Kosovë, ishte i ftuari i mbrëmjes në Esencë, që drejtohet nga Eljan Tanini.

Eljan Tanini: -Historitë tuaja familjare por edhe shoqërore, nuk janë edhe shumë të njohura në Shqipërinë e ditëve tona. Kjo është edhe arsyeja se përse jeni sot në Esencë. Keni qenë mësues?

Hysen Kryeziu: -Kam punuar 32 vite në arsim, por 11 vite nuk më është lejuar të punoj në shkollë, studimet e mia i ndërprenë. Nisa të jap mësim në shkollat tona të gjuhës shqipe, jo në sistemin jugosllav të arsimit. Ne si familje e kemi traditë të hershme patriotizmin që prej stërgjyshit

Eljan Tanini: -Si e keni kundërshtuar serbin, titosllavët?

Hysen Kryeziu: -1978-1979 për herë të parë regjistrohem si student. Kam marrë pjesë në demonstrat e Marsit 1981. Ndër të tjera kemi bërë aksione guerile me njerëzit tanë, është dashur edhe të mbrojmë aksionet tona. Policia dikur vinte dhe rrinte në oborrin e xhamisë. Kemi shkruar nëpër mure, kemi shpërndarë fletushka, punonim 3 nga tre.

Oda e Muharrem Fetahut ka qenë çerdhe e organizimeve të tilla. Oda e Sejdiut ishte bazë ilegale. Jam arrestuar 3 herë në jetën time.

Hyra në shkollë një ditë, pengohem nga një person teknik, operativ, aty më pas nisi grushtimi. Na shikonin fëmijët. Kur dola nga shkolla 3 policë shqiptarë na prisnin. Motra ime Servete Kryeziu Maloku bashkë me shoqet doli në përkrahje.

Më mbajtën në stacionin policor, ata kishin të drejtë me të dënu 90 ditë, unë u dënova 60 ditë.

Arrestimi i dytë, ishim shumë keq nga ekonomia. Një ditë, Lulzim Krasniqi ishte rrugës duke ardhur te ne, takohem me të dhe me motrën e tij. Ai më tha: -Jeni zbulu si grup! Ose ikni, ose…

Vëllai im Shefqeti brenda dy ditëve u arratis për në Shqipëri, nuk e dinte njeri, unë e dija.

Babai dhe unë ishim pushim, ishim në krizë ekonomike. Vendosi baba me punu te një person sa me mbajt shtepinë bashkë me mua. 

Një ditë tjetër, te unë në shtëpi kishte ardhur një person i njohur enkas për mua për material shkollor, ai në fakt ishte polic

Dhjetor 1982, në shtëpi vjen një telegram me shku e me paraqit provimet për Janarin. Nuk kisha dëgju ndonjëherë që duhet të paraqitesha në këtë mënyrë përmes një telegrami. Ishte koha e afatizuar, i njëjti person më kërkon prapë. Ai më gjeti, shkon, pas 2-3 orësh më arrestojnë pa bujë. Metodë e njohur kjo. Erdhi një polic më mori, më çuan në stacionin policor, Klinë, më tha vishu trashë. Aty e kuptova çfarë nuk shkonte. Polici tjetër në polici, më pat njohur baltën e këpucëve. Polici tjetër na faktoi lëvizjet tona me datë dhe orë. Ajet Gashi dhe Qazim Mazreku më pyesin a e njeh gjuhën serbo-kroate? Unë nuk jepja përgjigje. Prangat i vunë që në shtëpi.

Për gjuhën serbo-kroate u thashë jo! Tash ata nisën me fol për grupin tjetër për me i arrestu të gjithë, flisnin serbisht. UDB-ja e kishte rrjetin shumë të gjerë, denohem 2 vite. Qazim Mazreku nisi dhunën. Në burgun e Pejës nisën netët më të gjata të jetës sime, nga rrahjet isha i fryrë, enjtur. Aq shumë plagë kisha në trup sa kur hiqja pantallonat, shkëputej dhe lëkura. I kam thënë babës mos të shohë nana pantollat dhe gruaja, hidhi diku në Drin. Më mirë të mbysja veten sa të duroja ato tortura.

Ka plot të burgosur që kishin dashur të hidheshin nga dritaret gjatë pyetjeve, kati i katërt.

Kur më kanë marrë në pyetje, unë nuk kam qenë i vetëdijshëm. Më pas më çuan në vetmi, në birucë.

Në burg kishim sinjalet tona, pasi dola nga biruca 2 muaj e gjysmë, dëgjova parrullat deri sa i mësova: REPUBLIKË, REPUBLIKË, KUSHTETUTË O ME HATËR O ME LUFTË!

Esat Kollçaku, u paraqit si u burgosur. Kishim dyshime, ishte muskuloz. Nuk rrinte dot pa bërë ushtrime, ndërkohë niste me na rreh të gjithëve. 

Flori Bruqi na hyri si virus në dhomë, ndërkohë kishte orë në dorë gjë për të cilën patëm dyshime. Ai më tha: Ti e ke vëllanë në Shqipni, këtu je sepse do të bësh burg për vëllanë tënd. Shefqeti do të kthehet shumë shpejt nga Shqipëria.

Ftesa për shërbimin ushtarak vinte në 2-3 muaj, mua më ka ardhur për 2 ditë. E kisha edhe gruan në spital. Për ushtrinë shkoj në Kroaci, atje më pyesin nëse kisha bërë burg dhe a di serbisht?  Njeriu që më mori në pyetje ishte gati të më këpuste kokën dhe ta hidhte atë nga dritarja.

Lush Grabanica më tha se kush janë përcjellësit e mi: Bujar Berisha dhe një person me mbiemrin Mustafaj ishin ata që më gjëmonin kudo. Në repart nuk kishim orë të kufizuar për të hyrë e për të dalë. Atë natë nuk ma mundësuan hyrjen në kazermë. Nisën të shtënat në kazermë perballë meje. Atë natë fjeta jshatë, dola zvarrë nga kazerma, isha bërë ujë. Më akuzuan se desha me vra rojet, me i sulmu, me helmu në ushqim.

Arrestohem më 4 shtator 1998. Pavarësia më gjeti në ditën e daljes nga burgu.

Djali nuk më njohu kur erdhi në burg. Në burgun e Pejës qëndroj 18 ditë në Lipjan. Baba më gjen bashkë me Latif Kryeziun që kishin marrë një avokat. Djali nuk më njohu, ai nuk është baba tha. Pas 3 muajve më çojnë në Dobravë, isha tashmë në librin e të zhdukurve. U bëra thuajse 20 kg, prandaj edhe im bir Adriatiku, sot Ambasador në Kanada, nuk më njohu. Rrobat më ishin ngjitur në mish, kur i hiqja nga dhuna dhe torturat, kur i hiqja rrobat, ato shkepusnin edhe mishin tim. 

I kam dhënë djalit bomba që ti fshihte diku.   Kam dalë nga burgu më 17 Shkurt të vitit 1999. Dua të them edhe diçka: Ka edhe në Kosovë që nuk i dinë këto probleme, siç ka edhe nga ata që nga Shqipëria kanë dhënë shumë për luftën.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën