'Kur hyra në Kosovë, me autokolonën e trupave nepaleze', Lulzim Basha në podcastin e rradhës nga Prekazi

'Kur hyra në Kosovë, me autokolonën e trupave nepaleze', Lulzim Basha në podcastin e rradhës nga Prekazi

Podcasti i Bashës në Prekaz

Në podcastin e rradhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, Lulzim Basha ka udhëtuar në Prekaz, nga ku ka rrëfyer lidhjet e tij me Kosovën, origjinën e gjyshërve dhe punën në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Misionin e OKB-së.

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Basha ka treguar momentet e para të hyrjes nga Hani i Elezit, bashkë me autokolonën e trupave britanike si pjesë e skuadrës që kishte mandatin për të hetimin dhe çuarjen përpara drejtësisë të Sllobodan Millosheviçit.

“Futja e trupave të NATO-s filloi më datë 12 qershor, prandaj edhe 25 vjetori përkon me 12 Qershorin, dhe gjithçka ishte planifikuar në mënyrë ushtarake. Ka qenë një karvan që ka hyrë nga Hani i Elezit, në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në autokolonën e trupave të para britanike, të Gurkhave të famshëm nepalezë, ku karvani me automjete ushtarake, ngjyrat e kamuflazhit ushtarak, nuk lejonin të shiheshin dy automjete të bardha që ishin automjetet e OKB-së, të skuadrës hetimore të Tribunalit të për krimet e luftës në Jugosllavi.

Në atë kohë shërbeja si drejtues i zyrës operative të Tribunalit në Tiranë, me mandat për hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të Sllobodan Millosheviçit, pra aktakuzën kundër Millosheviçit, që ishte dorëzuar 3 javë përpara marrëveshjes së Kumanovës, dhe bashkë me forcat e para britanike u futëm në Kosovë për të avancuar me punën tonë. Në veçanti në ato ditë të para, për të parë çfarë mundësish do na paraqiteshin për dokumentimin e mëtejshëm të krimeve dhe përgjegjësisë komanduese të Millosheviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Nuk u përballëm me trupa serbe, por atë mbrëmje që mbërritëm në Prishtinë kuptuam që elementë të ushtrisë serbe, korpusit të Nishit, ndodheshin akoma në Prishtinë. Ndodheshin shumë afër hotel Grand-it, ku ishim stacionuar atë natë, dhe refuzonin të largoheshin sepse drejtuesi i ekipit shkoi, me rekomandimin e ndërlidhësave ushtarakë amerikanë dhe britanikë, u trajtua me arrogancë, dhe pastaj u rikthye me një togë forcash speciale britanike, të cilët kishin një ultimatum të qartë për oficerët e korpusit që akoma nuk ishin larguar. “Brenda gjysmë ore ose largoheni ose do të arrestoheni për shkelje të marrëveshjes së Kumanovës.

Aty kam parë me sytë e mi panikun e tyre, në afro 20 minuta hipën në automjetet e tyre, u larguan dhe lanë prapa pothuajse të gjitha dokumentet e shtabit të ushtrisë serbe. Një pjesë e mirë e të cilave, më vonë, shërbeu me një vlerë të jashtëzakonshme për dokumentimin e përgjegjësisë komanduese të gjeneralëve dhe autoriteteve politike, të Millosheviçit, në fushatën e krimeve e të spastrimit etnik në Kosovë.

Për mua personalisht ishte sa emocionuese aq edhe përmbushëse të shikoje se si arroganca, pafytyrësia, e atyre që për dy vite me radhë, në mënyrë sistematike, ishin angazhuar në një fushatë vrasjesh masive, të civilëve, fëmijëve, pleqëve, që ishte dhe vetë shkaku i Luftës Çlirimtare dhe i mbrojtjes nga UÇK, pa pritur u shndërruan në fjalët e drejtuesit të ekipit, në “pula të lagura” dhe u larguan për të mos u kthyer më kurrë në Kosovë”- tha Basha.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Operacioni i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike

Tiranë/ Operacioni i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike