Mes dhimbjes në internet për vdekjen e aktorit të famshëm hollivudian Robin Williams, në rrjetet sociale nuk janë të paktë ata që janë ngatërruar me emrat e ngjashëm mes Robin dhe Robbie, duke menduar se jetën e kishte humbur ylli britanik i pop-it, një anëtar i ”Take That”, Robbie Williams.
Rrjedhimisht që kanë qarkulluar dhe statuse ngushëllimi në “Twitter” për këngëtarin e madh britanik. Një ekuivok që shpjegon se pse në Twitter u ringjallën edhe ”Take That”.
Në “Twitter” janë duke u shumëfishuar komentet, mes ironisë dhe bezdisjes për ata që përpiqen të bëjnë shaka me dy personazhet.
“Të pretendosh të ngatërrosh Robbie Williams dhe Robin Williams është një gjë qesharake. Unë jam duke qeshur”, shkruan një përdorues.
Një shaka tjetër thotë se “do të jap nga një euro për ata që shkëmbejnë Robin Williams me Robbie Williams”.

Një tjetër shkruan se ”batuta Robin – Robbie williams nuk bën më për të qeshur”. Deri tani, personazhi më i famshëm që ka ngatërruar aktorin me këngëtarin është edhe biondja milionere amerikane, Paris Hilton./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com