Kur kafsha grabitqare të rrëmben zemrën

Kjo është një video e mrekullueshme me pamjet e një burri i cili puthet dhe përkëdhelet me një luan të rritur. Thuhet se qeni është kafsha më e dashur dhe më mike e njeriut, por për kujdestarin e kafshëve Frikkie Von Solns është krejt e kundërta.

Për 69-vjeçarin është ky felin gjigant që ia ka rrëmbyer zemrën. Luani që njihet si një kafshë grabitqare e rrezikshme e shkretëtirave të Afrikës ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me kujdestarin e tij, i cili e ka rritur që kur ishte një këlysh i vogël.

Përkujdes i veçantë dhe i përkushtuar i Solns ka bërë që luani të mos i ndahet për asnjë moment, që prej kohës kur të dy flinin dhe hanin së bashku, duke krijuar një miqësi të ngushtë që shkon deri në një marrëdhënie gati si një baba me fëmijën e tij.

kafshe grabitqare

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!