Kur Monika Kryemadhi ‘demaskon’ Sali Berishën, por dhe veten

Kur Monika Kryemadhi ‘demaskon’ Sali Berishën, por dhe veten

Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

Në një dalje tjetër mediatike, Monika Kryemadhi për t’i rikthyer lavdinë e humbur LSI-së lëshoi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, që vetëm 8 muaj më parë ishte miku i familjes! Në rolin e agjentes së kundër zbulimit në shërbimet inteligjente, Monika tha se Lulzim Basha është i infiltruar nga rusët dhe lojën e tyre e ka bërë gjithë kohën. Kur e pashë si lajm, mendova se ishte humor i hollë, por e dëgjova vetë emisionin dhe batutës së gazetarit se Basha paska qenë poliagjent, Kryemadhi insistoi duke cituar manuale ushtarake! Pra e ka të bazuar tezën e saj, nuk flet pa baza! 

Shkoi më tej duke e futur edhe bashkëshorten e tij në këtë skemë të KGB! Për pak përfshiu edhe vajzat! Në vijim edhe të logjikës e agjentes së kundër zbulimit, konkluzioni është i qartë edhe Sali Berisha, mentori dhe protektori politik i Lulzim Bashës, gjithashtu paska bërë lojën e rusëve! Madje, logjika e ftohtë të çon në konkluzionin se LSI që i dha me qira logon e partisë po Berishës, është duke bërë lojën e rusëve!  Edhe vetë LSI kur donte të bënte një agjent rus kryeministër si Lulzim Basha, paska qenë duke bërë lojën e rusëve! Pra, gjithë opozita nga Basha, Kryemadhi, Meta dhe Berisha gjithë këto kohë ka bërë lojën e rusëve! 

Unë nuk e besoj se mufkat e Monikës, janë të vërteta! Si për t’i përforcuar këto përçatje, ishte dhe diskutimi që Sali Berisha pati në distancë më Ambasadën ruse! Ndërsa Ilir Meta, në fushatën e kaluar për zgjedhjet parlamentare foli për raketa ruse! Ironike ose jo, por opozita me dashje ose pa dashje, ose e kompleksuar nga raportet shumë problematike me Departamentin Amerikan të Shtetit, e mban në qarkullim mitin rus në një kohë kur nuk është fare e nevojshme. Imagjinoni çfarë super reklame është për rusët, sipas LSI paska futur në sqetull edhe kreun e opozitës! Por, në gjithë këto teza marrëzish e konsipariconesh, opozita po tregon se jo vetëm nuk ka qenë pranë pushtetit në zgjedhjet e kaluara, por përkundrazi ka qenë aq e paqartë dhe problematike sa koha po i nxjerr përditë e më cullak në sytë e mbarë opinionit publik! 

Dimesioni tjetër shqetësues mbetet qasja personale opozitës, me një mendësi shumë të vjetër politike, shkëputur nga realiteti. Vetëm pak muaj më parë ulen para tryezave trokasin gotat e verës dhe bëjnë plane për ndarjen e llokmave të pushtetit, ndërsa kur interesi prishet, miku kthehet në i paaftë, armik madje dhe agjent i KGB! Kjo klasë politike në fakt është përfaqësuesja më e mirë e mendësisë sovjetike, ose me mua, ose armik dhe agjent, retorikë që në fakt edhe Vladimir Putin po e përdor për të justifikuar luftën në Ukrianë. E në fakt kjo 3-shja politike që nuk njeh moshë, por kanë djeguar disa gjenerata me të rinj naiv, duke i gënjyer se po punojnë për të mirën e vendit, madje për integrimin në BE. Ndërsa faktet tregojnë se ata kanë punuar vetëm për të mbushur xhepat e familjarëve të tyre duke dëmtuar vazhdimisht të ardhmen.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliret: 19/03/2022 12:20

    Te dy non grata dhe te shoqin ilir metaj ndryshe ky ven ka marre fund

    Përgjigju
    • Gripi: 19/03/2022 16:23

      Cfare vlere ka Non Grata???? Asnje vlere!! Saliu, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe kush eshte tjeter se nuk mbaj mend, vazhdojne te qete aktivitetin e tyre ekonomik dhe poltik koruptiv dhe kriminal. SPAK eshte ne gjume letargjik duke marre paga dhe privilegje milonshe nga taksat e nje populli te varfer dhe te vjedhur. Yuri Kim ti pije lengun non grates dhe ngaqe se degjon me njeri na eshte bere si Ver Llapa. Ku eshte Prokuroria Speciale? Bullgaria e arestoi shefin e opozites ish kryeminister.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë