Në përvjetorin e dytë të shenjtërimit, ambasada amerikane ka postuar në faqen e saj në Facebook një foto të Nënë Terezës me presidentin Regan në Shtëpinë e Bardhë. Bamirësja shqiptare ka vizituar Shtëpinë e Bardhë në vitin 1986 dhe është pritur në takim nga Regan. Në foto duket Nënë Tereza duke qeshur me presidentin e asaj kohe.
“Foto e Ditës, 13 qershor 1986. Presidenti Ronald Regan qesh së bashku me Nënë Terezën dhe Motrën Frederik, ndërsa të tre takohen në Shtëpinë e Bardhë. Nënë Teresa u dekorua me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Regan dhe mori titullin qytetare nderi amerikane nga Presidenti Klinton në 1996”, shkruan ambasada amerikane.